Plaçkitje në “Xhaminë e Kryepazarit”Ulqin

November 15, 2008   | Lajmet / Vijesti

Xhamia e Kryepazarit Ulqin  Qyteti i Ulqinit, ndonëse i vogël, është mjaft i gjallë dhe i mbushur përherë me njerëz që shkojnë e vijnë në kërkim të diçkaje. Aty, ka përherë vizitorë që vijnë nga jashtë, shqiptarë të diasporës, që kthehen për të kaluar muajin e Ramazanit me të afërmit e dashamirët, me të cilët, jeta i ka ndarë cep më cep të botës...     Ramazani është edhe muaji i të ftuarve të ndryshëm të Bashkësisë Islame  të këtij qyteti, hoxhallarë, dijetarë, studiues, e personalitete të spikatura të Thirrjes Islame në trevat tona, që vijnë aty gjatë këtyre ditëve, për të pasuruar jetën islame në qytetin e vogël bregdetar. Dhe është kjo traditë e bukur dhe e domosdoshme për gjallërinë e Thirrjes Islame në një vend, që i jep vlera tradicionale dhe bashkëkohore kësaj Thirrje të lashtë në këtë qytet me vlera e traditë!     Sonte, në këtë natë të njëzetë, në mbyllje të dhjetëditëshit të dytë të këtij muaji, sëbashku me thirrësin islam Lavdrim Hamja, erdhëm për t’u falur në Ulqin.     Nga një vështrim i shpejtë në këto orë të para të kësaj nate të re, qyteti nuk ka ndonjë ndryshim të madh me ditët e netët e tjera jashtë Ramazanit, përveç ndonjë afisheje të varur në mur, tek-tuk, nëpërmjet së cilës urohen besimtarët me rastin e këtij muaji të begatë dhe urimeve të përzemërta që dëgjon nga e djathta dhe e majta, me rastin e këtij muaji.     Atmosfera e kësaj nate teravie në xhaminë e Kryepazarit, ku drejton teologu i nderuar, miku im, Rifat ef. Jusufi, është e këndshme dhe në harmoni me atmosferën e vetë muajit. Te dera e jashtme e saj, në krahun e djathtë, në pllakën e mermertë që qëndron si adresë e kësaj xhamie, shënohet: “Xhamia e Kryepazarit. E ndërtoi Nuradin begu, 1749”.     Nga brenda, xhamia e moçme, është e zbukuruar me shkrime të shumta kur’anore, lutje, fjala e Njësisë, deklamime të ndryshme islame etj, që duke i shtuar edhe llojet e kaligrafive arabe me të cilat janë kryer këto shkrime dhe ngjyrat e tyre, e bëjnë atë një xhami të veçantë e mjaft tërheqëse për këdo që e viziton dhe bëhet pjesë e xhematit të saj, qoftë edhe për një namaz.     Në ballinë të xhamisë, në të djathtë të mihrabit të zbukuruar me ajetet e kibles, me një shkrim naziq, lexohet ajeti kur’anor: “All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre”[1]. Në krahun e djathtë të mihrabit, në njërin cep, është shkruar sureja “Keuther” e përballë saj, në formën e një varke shpëtimi, kushtet e besimit islam (amentu bil-lahi, ve melaiketihi, ve kutubihi, ve rusulihi, vel-jeumil-ahiri...).     Xhamia e Kryepazarit është e ndriçuar nga jashtë e nga brenda, sikurse është e pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme për kryerjen e ceremonive të ndryshme fetare. Në dalje të xhamisë, afër derës, qëndron një arkë e vogël, në adresë të së cilës shënohet: “Sadaka”. Është një gjetje interesante, që fton këdo për të kontribuar për xhaminë dhe nevojat e saj, duke ndjerë njëkohësisht edhe vlerën e sadekasë së dobishme.     Disa minuta para se të hynte koha e jacisë, me kërkesën dashamire të imamit të xhamisë, mbajta një vasë në lidhje me mirësinë e madhe që na është bërë si besimtarë, mundësia për të agjëruar muajin e madhërueshëm të Ramazanit, që njëkohësisht është edhe stinë e mëshirës, faljes dhe bamirësive të pakufi. Ndër të tjera fola edhe për madhështinë e mëshirës së All-llahut (xh.sh.) për krijesat e Tij dhe se si Ai e ka lënë të hapur derën e pendimit për ata që vrapojnë drejt saj, deri në momentet e fundit të jetës së tyre, duke iu referuar ajetit kur’anor: “Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, pastaj kërkon falje tek All-llahu, ai e gjen All-llahun Falës dhe Mëshirues”[2].     Namazin e jacisë dhe teravinë e drejtoi imami i ri Safet Resulbegu, një djalë i hajthëm, dashamirë në pamje të parë dhe komunikues. Me zërin e tij karakteristik, të fortë e të ëmbël, na dhuron kënaqësinë e përjetimit të çdo ajeti që lexon në njëzet rekatet e teravisë, pa përmendur jacinë me vitrin e saj.     Në përfundim të virdit, përqafimet e ngrohta hapin dyert e njohjeve të reja për mua, në xhaminë e Kryepazarit, në Ulqin. Imami i xhamisë, Rifat efendiu, më prezanton me imamin e Qendrës Islame Shqiptare Amerikane, në Kuins të Nju Jorkut (ShBA), z. Jusuf Bolaj, i cili ka ardhur nga shumë larg për të kaluar Ramazanin e këtij viti me të afërmit e miqtë e tij në Ulqin.     Pas prezantimit të parë, biseda jonë sillet rreth aktiviteteve të Qendrës Islame atje, themelimit të saj, kontributit për tubimin e shqiptarëve atje dhe të tjera çështje që lidhen me përparimin e Thirrjes Islame në qendrat tona të banimit e të veprimtarisë thirrëse.     Nata e njëzetë e këtij Ramazani në Ulqin, ishte si një frymëmarrje e re për ne, edhe për faktin e takimit me disa prej hoxhallarëve të nderuar të këtij qytetit, njohjen me imamin shqiptar me aktivitet në Nju Jork, vasin para xhematit ulqinak, këmbimin e eksperiencave personale në shërbim të Thirrjes Islame etj.     Kthimi për në Shkodër, ndonëse në një orë të vonë, shoqërohet nga qetësia e mesnatës, drita e hënës që rrezaton ëmbël mbi ne, freskia e vjeshtës e zëri i ëmbël i Gamidiut, që me ajetet e Librit, i shton kësaj nate të begatë përshpirtësi dhe prehje...     Në orët e para të një dite të re që është nisur drejt nesh, Shkodra është thuajse e përgjumur. Sheshi para xhamisë së Parrucës prehet në paqe. Me siguri, edhe ai ka kaluar një ditë të lodhshme (iftarin e madh të shtruar në mes të sheshit, nga minibashkia “Bajram Pasha” e Stambollit), por të këndshme, sikurse edhe ne, përtej kufirit... Autor / Thirrësi islam Muhamed SytariHajnat marrin me vehte 10 euro
Persona akoma të panjohur nga ana e policisë së Ulqinit, të markuren në orët e hershme të mëngjesit kanë përdhosur objektin e Xhamis të Kryepazarit, në Ulqin.Sipas përfaqësuesve të kësaj xhamie, ata fillimisht kanë thyer derën kryesore të sekretarit të Bashkesis Islame të Ulqinit,duke kontrolluar zyren ku ndodhet dokumentacioni i xhamisë duke vjedhur vetëm 10 euro që pati në fiok.
Supozohet se ky akt vandal është kryer nga persona të rritur, për shkak se për të hapur dyert kanë përdorur mjete të forta metalike ternokopin(Capën).
Të shqetësuar për këtë akt ishte edhe njëri nder  imamet i xhamisë së Ulqinit  i cili deklaroi për gazetën e përditeshme Vijesti se personat që kanë hyrë në xhami nuk kanë mundur të gjejnë asnjë gjë që atyre do t’u hynte në punë. “Në zyrën e xhamisë i kishin kontrolluar të gjitha dokumentet,por nuk kanë marrë me vete asnjë gjë”vetëm 10 euro, theksoi ai. Dyshohet se ata mund të kenë hyrë për të kërkuar para më teper se kan gjetur, bënë të ditur anëtarë të këshillit të xhamisë. Ata që në mëngjes e kanë lajmëruar policinë e Ulqinit, e cila ka kryer hetimin në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se dëmi i shkaktuar kap vlerën e mijëra eurove duke haruar ternokopin në vend të ngjarjes.Ky është rasti i parë që në shënjestër të hajnave të jetë ndonjë objekt fetar në komun të Ulqinit.
Banorët e Ulqinit e vlerësojnë këtë veprim si një akt të ulët moral.
H.B
Lajme nga Ulqini