Tadiq:Të rivendosen marrëdhëniet me Shkupin dhe Podgoricën

November 15, 2008   | Rajoni / Region

Presidenti serb ftoi Maqedoninë dhe dhe Malin e Zi të dalin me propozime për ambasadorë të ri në Beograd, ndërsa Serbia do të sjellë vendimin e duhur.
Serbia dëshiron të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me Maqedoninë dhe me Malin e Zi, mirëpo tani qeveritë e tyre janë në radhë ta ndërmarrin hapin e parë, deklaroi kryetari serb Boris Tadiq. Ai vlerëson se së pari duhet që Maqedonia dhe Mali i zi të dalin me propozime për ambasadorë të ri në Beograd, për të cilën Serbia do të duhet ta vlerësojë situatën dhe të sjellë vendimin e duhur. Sipas Tadiqit, Serbia nuk i ka ulur marrëdhëniet diplomatike me Malin e Zi dhe Maqedoninë, në nivel më të ulët, duke theksuar se në “kuptimin teknik diplomatik, është lënë hapësirë për ripërtrirjen e marrëdhënieve”. “Me atë edhe një herë treguam se kemi për qëllim të mbajmë bashkëpunim të mirë ndër fqinjësor dhe marrëdhënie më të mira të mundshme në këto rethana politike, me qëllim që qytetarët e dy vendeve mos të pësojnë dëme”, tha Tadiq në intervistën për agjencinë Beta. Serbia njëanshëm e anuloi mikpritjen e ambasadorëve të Maqedonisë dhe të Malit të zi, prej se ata e pranuan pavarësinë e Kosovës.
ALSAT