Krasniqi KO ne raundin e trete

November 16, 2008   | Sporti / Sport

Aleksander Dimitrenko ka mundur Luan Krasniqin me nje knockout ne roundin e trete duke minimizuar mundesite e boksierit me origjine shqiptare per te fituar titullin ne kategorine WBO.
Gara, per aq sa zgjati ka qene ne favor ne Krasniqit, i cili fitoi dy raundet e para 20-18, por kur pritej se presioni i tij ndaj ukrainasit do te shtohej, nje goditje ne melci e ka ulur kampionin kosovar ne gjunje, duke e bere te pamundur rikthimin e tij ne dyluftim.
Nje fund zhgenjyes per mijera mbeshtetesit e Krasniqit ne arenen e Dusseldorfit, pasi dukej se gara ishte krejtesisht e hapur dhe e destinuar te zgjaste per shume raunde. /TCH/
Kjo humbje, sipas te gjitha gjasave zeron shpresat e Krasniqit per te tentuar me tej titullin, ndersa Dimitrenko vazhdon te ngjise shkallet ne renditjen e kategorise WBO.

Lajmpress

http://shqiphost.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/krasniqiiken.flv