Yllka Kuqi: Ne ‘Kenga magjike’, me baladen ‘Mesova nga ti’

November 16, 2008   | Lajmet / Vijesti

Momentalisht jam e angazhuar me pjesemarrjen time ne festivalin ‘’Kenga magjike’’, ku u prezantova me kengen ‘’Mesova nga ti’’, kompozuar nga Astrit Pallaska, orkestruar nga Florent Boshnjaku, ndersa tekstin e kam shkruar vete
Kengetarja jone, Yllka Kuqi, se shpejti do te paraqitet ne festivalin ‘’Kenga Magjike’’ me kengen ‘’Mesova nga ti’’. Yllka, pervec me kete kenge, eshte e angazhuar edhe me projekte te reja, me te cilat do te paraqitet per festat e fundvitit. Per keto projekte dhe shume te tjera qe kane te bejne me jeten dhe personalitetin e saj, flet ne intervisten per ‘’Kosova Sot’’.

“Kosova Sot”: Me cfare jeni e angazhuar momentalisht?
Yllka Kuqi: Momentalisht jam e angazhuar me pjesemarrjen time ne festivalin ‘’Kenga magjike’’, ku u prezantova me kengen ‘’Mesova nga ti’’, kompozuar nga Astrit Pallaska, orkestruar nga Florent Boshnjaku, ndersa tekstin e kam shkruar vete. Eshte nje balade te cilen e kemi punuar me shume dashuri qe te tre dhe jemi te kenaqur me rezultatin. Presim te mirepritet dhe te pelqehet, i urojme sukses dhe jetegjatesi kesaj kenge, sepse, kur kenga jeton gjate, edhe ne si artiste dhe krijues te saj jetojme me te. Pastaj, jam ne pergatitje te paraqitjeve per festat e fundvitit, ku besoj se do te realizoj nje program me kenge te perpunuara te kenduara live. Gjithe kohen tjeter jam e angazhuar ne punen qe bej ne OJQ ‘’Children for tomorrow Kosova’’ ne Gjakove. Momentalisht jemi ne prag te finalizimit te shume projekteve, nder to edhe 2 shfaqje teatrale me te rinj te shkollave te mesme te Gjakoves, ku jam e perfshire ne rolin e asistentes. Njera nga keto shfaqje do te jepet me rastin e 1 Dhjetorit, Dites Nderkombetare te SIDA-s dhe trajton kete teme. Mund te them qe eshte kenaqesi te punosh me te rinj dhe femije dhe t’i shohesh se si e zhvillojne talentin dhe aftesite e tyre. E gjitha kjo me jep nje kenaqesi te vecante dhe ma permbush kohen dhe jeten.

“Kosova sot”: Me cfare do te paraqiteni per festat e fundvitit?
Yllka Kuqi: Besoj se do te angazhohem rreth perpunimit te kengeve te vjetra shqipe, popullore dhe moderne.

Kur kendoj, ushqehem edhe vete shpirterisht

“Kosova Sot”: Sa jeni e kenaqur me karrieren?
Yllka Kuqi: Jam shume e re per te menduar se si ka qene karriera ime. Mendoj qe duhet te punoj shume dhe gjate per te ardhur deri tek nje nocion i tille ne te dy profesionet, edhe si psikologe, edhe si kengetare. Mund te them qe po zhvillohem dhe jam e kenaqur me arritjet e deritanishme, edhe pse mund te kisha bere ndoshta edhe me shume ne aspektin sasior. Mirepo, cilesia besoj se eshte me e rendesishme dhe eshte shume me rendesi qe mos te pendohem ose mos te me vije turp me vone per ato qe kam krijuar deri me tani. E nese flasim per aspektin e perfitimeve materiale, jemi tashme te njoftuar me poziten dhe shperblimin material te artit te vertete ne Kosove, qe shikohet me shume si meshire se sa sikur vlere me te cilen mund te krenohemi.

“Kosova Sot’’: Jeni edhe psikologe, e ndieni veten me mire si kengetare apo psikologe?
Yllka Kuqi: Ne te dyja rastet ndihem mire. Edhe pse te dyja kerkojne pergjegjesi, por roli i psikologes eshte me delikat dhe gabimet mund te kene pasoja me te medha edhe per te tjeret, pasi qe eshte nje profesion ku nuk je vetem ti si profesionist i involvuar. Ndersa kur kendoj ushqehem vete shpirterisht, i argetoj dhe i kenaq edhe te tjeret dhe e kam si nje lloj terapie personale, zbrazje emocionesh, e cila njeherazi me ndihmon te gjej qetesine. Eshte me relaksues, edhe pse nganjehere di te jete stresues. Megjithate, te dyja keto i ushtroj me vetedije dhe me deshire te madhe.

‘’Kosova Sot’’: Cila eshte ideja juaj per lumturine e vertete?
Yllka Kuqi: Qetesia shpirterore, permbushja emocionale, ushqimi me dashuri, siguria personale dhe familjare, arritja e aspiratave, shendeti i mire, te jesh i lire ne ate qe ben, te qenit i dashuruar, te krijosh nje krijese apo fryt te ri, ta shohesh si rritet dhe t’u gezohesh gezimeve te tij e ne fund ta lesh pas. Jane shume te mira per te qene te verteta te gjitha keto, por jane gjerat qe na bejne te themi se jemi te lumtur dhe te permbushur plotesisht. Me fat eshte ai qe i ka dhe qe i gjen ne jete.
“Kosova Sot”: Frika me e madhe?
Yllka Kuqi: Vetvetja, pasiguria personale.

“Kosova Sot”: Tipari i te tjereve qe te ngjall meshire?
Yllka Kuqi: Kur s’mund te thone dhe te bejne ate qe duan dhe qe eshte e drejte e tyre.

“Kosova Sot”: Ekstravaganca juaj me e madhe?
Yllka Kuqi: Perfeksionizmi dhe shpirti luftarak.

“Kosova Sot”: Ne cfare rasti mund te genjeni?
Yllka Kuqi: Per t’u nxjerre nga situatat urgjente.

Njerezve u duhet me shume dashuri

“Kosova Sot”: Personi qe e percmoni me shume?
Yllka Kuqi: Ka shume, por femijet jane ata qe me japin energji dhe optimizem.

“Kosova Sot”: Pengu juaj me i madh?
Yllka Kuqi: Nena ime, qe nuk pata rastin ta njoh shume dhe t’i tregoj sa shume e dua. Do te me ngelet peng per gjithe jeten.

“Kosova Sot”: Kur dhe ku keni qene e lumtur?
Yllka Kuqi: Kur isha shume e vogel. Por, edhe si e rritur ka shume momente ku ndihem vertet me fat dhe e lumtur, kryesisht kur jam e rrethuar me ata qe i dua dhe kur ata qe i dua jane mire.

“Kosova Sot”: Nese do te mund te ndryshonit dicka te vetja, cfare do te ishte ajo?
Yllka Kuqi: Nje pjese te jetes, e cila ka ndikuar ne nje pjese te personalitetit tim.

“Kosova Sot”: Cila eshte gjeja me e cmuar qe zoteroni?
Yllka Kuqi: Kujtimet, dashuria per njerezit e mi, per muziken dhe jeten ne pergjithesi.

“Kosova Sot”: Cilen e quani piken me te thelle te mjerimit?
Yllka Kuqi: Varferine shpirterore.

“Kosova Sot”: Ku do t’ju pelqenit te jetonit?
Yllka Kuqi: Ketu ku jam, vetem me liri me te madhe personale, me nje ndryshim mentaliteti dhe mundesi me te medha kreativiteti.

“Kosova Sot”: Cila eshte karakteristika juaj me e spikatur?
Yllka Kuqi: Ambicia dhe ndjeshmeria.

“Kosova Sot”: Cilat gjera nuk ju pelqejne?
Yllka Kuqi: Vaji i femijeve. Eshte nje gje, se ciles i shmangem sa here kam mundesi.

“Kosova Sot”: Cila eshte motoja juaj?
Yllka Kuqi: Nga pervoja e deritashme kam kuptuar qe me shume ka vlere te jemi te rrethuar me dashuri se me para, andaj e kam si frymezim dhe rikujtim cdohere thenien e Nenes Tereze: “Njerezve nuk ju duhet vetem nje cope buke, njerezve u duhet me shume dashuri”. /kastriote bajrami/

Kosova sot

YouTube Preview Image