Poli zgjedh Skandinaden

November 16, 2008   | Lajmet / Vijesti

Tani nuk është më një çudi që Polin ta shohim në shoqërinë e femrave të ndryshme, por edhe të bukura gjithashtu.
Tani mesa duket ai po ndjek një tjetër taktikë, që të bjerë sa më shumë në sy, femrat me të cilat shoqërohet, duhet të jenë edhe ato të njohura. Kështu ka ndodhur fundjavën.
Poli kësaj radhe kishte zgjedhur për të kaluar orët e natës, një vajzë tejet sensuale, Skandinada Lalën, modalen e njohur dhe shumë elegante. Nuk diskutohet që kanë rënë menjëherë në sy pasi të dy njihen nga opinioni publik.
Ai u bë i famshëm në programin “Big Brother”, ajo një vajzë e njohur e pasarelave të modës. Por krahas miqësisë dhe afërsisë së natyrshme që një vajzë dhe një djalë mund të krijojnë, duket se Polin dhe Skandinadën e bashkon edhe një pasion tjetër, ai për modën. Kjo pasi Poli, para se të njihej falë “Big Brother” bënte modelin natyrisht për hobby dhe jo për profesion.
Të shohim se çfarë surprizash të tjera do të na rezervojë Poli me bëmat e tij me femrat.
Kosovapress