Tuna: Shumë shpejt do me ndiqni në një duet bombastik

November 16, 2008   | Lajmet / Vijesti

Pas ndarjes nga i dashuri, Merti Asllani, këngëtarja Altuna Sejdiu ka pohuar për media se tani po shijon jetën “që është fantastike”.
“Po e shijoj deri në maksimum etapën e fundit të jetës sime studentore me muzikë, argëtim dhe e di që kur të largohem andej do më mungojë shumë shoqëria”.
Por ky është dhe momenti, që ajo ka vendosur të godasë me muzikën. Momentalisht po përgatit një singël, që do të shoqërohet me videoklip dhe natyrisht albumin e tretë të shumëpritur që e ka në fazë përfundimtare.
“Shumë shpejt do të keni mundësi të ndiqni një duet bombastik”, thotë ajo duke e mbajtur sekret këngëtarin, edhe pse thuhet që është një këngëtar mashkull.
Është shprehur se nuk preferon të bëjë paraqitje të shpeshta në skenë. “Aty ku vendos të paraqitem dua të lë vulë dhe mendoj që edhe publiku atë pret nga unë”, ka pohuar ajo.
Ky padyshim është një moment i mirë, që Tuna ka menduar për një goditje të fuqishme me muzikën, pas zhurmës së madhe, që u krijua me jetën e saj private gjatë gjithë këtij viti, nga mediat maqedonase, kosovare, por dhe ato shqiptare. Kjo edhe për faktin se është një nga këngëtaret më të bukura dhe seksi, edhe pse nisi të këndonte që në moshën 15 vjeçare. Që nga ajo moshë, këngëtarja ka ndryshuar mjaft look-un e saj.

Kosovapress

YouTube Preview Image
1