Arta: Nuk e kam shijuar dashurinë

November 17, 2008   | Lajmet / Vijesti

Përcjellësja e parë e ‘Miss Shqipëria 2008’ dhe fituesja e çmimit ‘Miss Cosmopolitan’ në spektaklin ‘Miss Globe 2008’, Arta Kamberi, gjatë një interviste për revistën “VIP Press”, ka njoftuar se ajo ende nuk e ka shijuar dashurinë dhe se kjo është për arsye se ende nuk e ka takuar personin e duhur.
“Jam shumë e hapur, ndoshta edhe nga fakti, që nuk jam e lidhur, sepse kam qenë shumë e impenjuar gjatë gjithë kohës, ndoshta edhe nuk e kam takuar personin e duhur”, është shprehur Arta për “VIP Press”, ndërsa pyetjes se a beson në dashurinë në shikim të parë i është përgjigjur: “Po jam me dy mendje, s’e kam shijuar dashurinë ende”.
Cilësitë e mashkullit që Arta pëlqen janë “i pashëm, i gjithanshëm, etj.”, ndërsa për të pasur sukses në një lidhje “duhet të kesh fat që të kesh gëzim dhe dashuri, sepse këto janë të lidhura me njëra-tjetrën”.

Telegrafi

11