Festivali IV i Këngës për Fëmijë në Ulqin

November 17, 2008   | Kulturë / Kultura

Më 18-19 dhjetor në Ulqin do të mbahet Festivali IV i Këngës për Fëmijë
Risi e Festivalit të sivjetshëm është dhënia e Çmimit Special “Fiqri Hasanaga”, i krijuar për nder të këtij kompozitori i cili ishte udhëheqës artisitik i tre edicioneve të deritashme të Festivalit për Fëmijë e që vdiq kohë më parë, si dhe Çmimi për tekstin më të mirë.
Ulqin – Festivali IV i Këngës për Fëmijë “Ulqini 2008” do të mbahet në Ulqin më 18-19 dhjetor 2008. Festivali organizohet nga Qendra e Kulturës Ulqin nën patronatin e Komunës së Ulqinit.
Sipas drejtorit të Qendrës së Kulturës Ulqin, Shaban Gjekaj, konkursi për dorëzimin e këngëve do të qëndrojë i hapur deri të shtunën, më 15 nëntor.
“Shpresojmë se në Festivalin e sivjetshëm do të marrin pjesë solistë nga Shqipëria, Kosova si dhe nga Mali i Zi”, thotë ai, duke theksuar se ekziston interesim i kënaqshëm për pjesëmarrje në edicionin e sivjetshëm.
Pjesëmarrësit në Festival duhet të plotësojnë kushtet e përcaktuara me konkurs, ndërsa përzgjedhja e këngëve do të bëhet nga juria e Festivalit.
Risi e Festivalit të sivjetshëm është dhënia e Çmimit Special “Fiqri Hasanaga”, i krijuar për nder të këtij kompozitori i cili ishte udhëheqës artisitik i tre edicioneve të deritashme të Festivalit për Fëmijë e që vdiq kohë më parë, si dhe Çmimi për tekstin më të mirë.
Përveç këtyre dy çmimeve, do të ndahen edhe çmime për interpretuesin më të mirë dhe për komponimin më të mirë.
I.Kallaba
Koha Javore

YouTube Preview Image
5