Në Ostros diskutohet për problemet aktuale në arsim

November 17, 2008   | Shoqëria / Društvo

Ostros – Drejtorët e shkollave fillore të Regjionit të Jugut të Malit të Zi mbajtën të martën në Shkollën Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Ostros mbledhjen e aktivit, në të cilën diskutuan për probleme të ndryshme të arsimit.
Në takim u diskutua sidomos për çështjet aktuale të arsimit, siç është gjendja e vështirë materiale në shkollë.
Temë e diskutimit ishte edhe mësimi inkluziv si dhe ngritja profesionale e mësimdhënësve në shkolla.
Drejtori i Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Ostros, Beqir Berjashi, i informoi pjesëmarrësit me biografinë e këtij institucioni i cili po përgatitet të shënojë 80-vjetorin e themelimit të tij.
Ai theksoi se kushtet mjaft të mira të kësaj shkolle janë krijuar edhe falë ndihmës së pushtetit lokal të Tivarit, gjë që ka ndikuar në arritjen e rezultateve të lakmueshme.

Kohapress

ulqin