Aurela në Tiranë për promovimin e klipit

November 18, 2008   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja Aurela Gaçe pas pjesëmarrjes në Festivalin shqiptar në Bronx të SHBA-ve, është kthyer në Tiranë për të vazhduar me promovimet e reja.
Mësohet se përveç pjesëmarrjes në emisionin “E diela shqiptare”, udhëheqës i të cilit është këngëtari dhe prezantuesi i njohur Ardit Gjebrea, Aurela së shpejti do ta promovojë edhe klipin e këngës së saj më të re.
Muzikën e këngës e ka bërë, pikërisht Ardit Gjebrea, ndërsa videoklipi është realizuar në Maqedoni dhe pritet të jetë një këngë shumë e pëlqyer nga publiku.

Telegrafi

YouTube Preview Image