Saranda Shala: Banaliteti në Modelizëm

November 18, 2008   | Lajmet / Vijesti

Për modelen nga Prishtina, Saranda Shala emri modele në Kosovë, dita-ditës po shndërrohet në diçka banale, mirëpo, ajo ka pohuar se megjithatë është e kënaqur me punën e saj si modele. Së voni ajo ka sfi luar për 26 disenjatorë nga e mbarë bota, në një eveniment mode në Dubai, eksperiencë kjo që e ka bërë të ndjehet tamam si modele botërore.
Saranda ka mohuar të jetë e dashuruar ndërkohë që ka potencuar se i frikësohet shumë martesës, “ndoshta kisha preferuar së pari bashkëjetesën, pastaj martesën”.

Mashkulli i duhur për modelen do të ishte një zeshkan,pak më i gjatë se ajo, por që më e rëndësishme, sipas saj, do të ishte që “të kuptoheshim me njëri-tjetrin”.
Infopress

YouTube Preview Image