Yllka e kënaqur me pjesëmarrjen në “Miss Earth”

November 18, 2008   | Lajmet / Vijesti

“Miss Kosova 2007”, Yllka Berisha ka thënë për Express se ndihet e kënaqur nga pjesëmarrja e saj në “Miss Earth 2008”, që u mbajt në Filipine.
Bukuroshja kosovare Yllka Berisha është ndarë shumë e kënaqur nga pjesëmarrja e saj në evenimentin e bukurisë “Miss Earth”, që u mbajt në Filipine për këtë vit.
“Jam ndarë me përshtypje shumë të mira. Kam kaluar shumë mirë me vajzat konkurrente (87 vajza). Kam qenë e pëlqyer shumë nga fotoreporteret dhe në forume të ndryshme në internet kam qenë shumë e pranishme”, ka thënë Berisha për “Express”.
Ajo ka folur edhe për sponsorët e vajzave të tjera, që sipas saj kanë qenë shumë të fort. “Kjo ka ndikuar pak, por kur kihet parasysh se Kosova ende nuk është rimëkëmbur ekonomikisht, prapë kthehem dhe them se për mua ka qenë me rëndësi që kam marrë pjesë në këtë eveniment bukuria dhe kam përfaqësuar Kosovës si shtet. Kjo ndjenje është shumë e mirë!”, ka thënë ajo.
Ardian Jasiqi
Gazeta Express

YouTube Preview Image