Irma dhe Eranda në lokal deri në orët e vona…

November 19, 2008   | Lajmet / Vijesti

Në pjesën më të madhe të rasteve pasditet i kalojnë bashkë. Nuk ndahen kollaj nga njëra-tjetra. Bashkë i shohim në koncerte dhe aktivitete të ndryshme që zhvillohen, ku rrallë herë ndodh që të mos jenë ftuar të dyja. Bashkë i shohim edhe në koncertet e shumta që zhvillohen edhe jashtë vendit, në vende ku ka emigrantë shqiptarë që duan të dëgjojnë muzikën shqipe.
Irma dhe Eranda Libohova kanë qenë dy ditë më parë në një prej lokaleve luksoze në Tiranë, pranë kullave binjake. Të veshura të dyja bardh e zi, dy këngëtaret motra kanë ndenjur gjatë në lokal në orët e vona të mbrëmjes ndërsa tërhiqnin vëmendjen e shumë të rinjve që kalonin aty. Pija e tyre e preferuar ka qenë si gjithmonë lëngu i frutave të cilin nuk e ndajnë asnjëherë ku më pas me to janë bashkuar edhe dy mikesha të tjera. Irma dhe Eranda kanë edhe një motër tjetër, me të cilën shihen më rrallë, kjo për vetë faktin se bashkë i lidh ana profesionale.

Bluetooth

YouTube Preview Image