Miljaniq është kandidat për ambasador i Malit të Zi në Prishtinë

November 19, 2008   | Politika

Drejtori i Radio Televizionit të Malit të Zi, Radovan Miljaniq, është kandidat për ambasador të këtij shteti në Prishtinë, rapotorjn mediat serbe, duke u thirrur në burime jozyrtare. Mirëpo, Miljaniq mbrëmë u ka thënë gazetarëve në Podgoricë se nuk ka ndonjë informacion për emërimin e tij si ambasador i Malit të Zi në Prishtinë. Lajmi vjen dy ditë pas përmendjes së emrit të Azem Vllasit do të jetë ambasador i Kosovës në Podgoricë. Sipas këtyre mediave, ambasador në Beograd pritet të emërohet anëtari i senatit shtetëror për mbikëqyrje institucionale, Dushan Mrdoviq. Sipas këtyre burimeve, Mrdoviq do ta zëvendësojë ambasadoren e deritashme Anka Vojvodiq, e cila është larguar nga Serbia, pas vendimit të marrë nga Mali i Zi për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Koha Vizion

1