Edita Sopjani:‘Nuk më meriton’, këngë dhe videoklip i ri

November 20, 2008   | Lajmet / Vijesti

‘Nuk më meriton’, këngë dhe videoklip i ri
“Këngën e kam përfunduar, tani pres që të nis edhe xhirimet e videoklipit dhe besoj se, për pak javë, klipi do të shfaqet në televizionet tona”, ka thënë Edita

Këngëtarja e re, Edita Sopjani, së shpejti do të paraqitet me projekte të reja. Ajo thotë se ka kohë që ka nisur punën për disa projekte të reja, të cilat do t’i zbuloj me kohë një nga një. Shumë shpejt ajo do të lansojë këngën dhe videoklipin e saj më të ri, i cili quhet “Nuk më meriton”. Sipas Editës, kjo këngë ka një tematikë dashurie dhe shpreson se do të pëlqehet në publik. “Këngën e kam përfunduar, tani pres që të nisi edhe xhirimet e videoklipit dhe besoj se, për pak javë, klipi do të shfaqet në televizionet tona. Këngën e kam punuar brenda një muaji, besoj se do t’u pëlqejë të gjithëve, sepse kemi bërë një punë të madhe në të. Tematika e këngës ka të bëjë me dashurinë dhe i përputhet jetës në ditët e sotme”, shprehet ajo për “Kosova Sot”. Në këtë këngë, Edita ka bashkëpunuar me Valdet Sopjanin, i cili e ka bërë tekstin dhe muzikën, ndërsa orkestrimin e ka bërë Artan Rexhepi. Gjatë përgatitjes së këngës, Edita thotë se nuk ka pasur aspak vështirësi, meqë nuk është hera e parë që ajo punon me këtë ekip. “Nuk kam pasur fare vështirësi për ta përgatitur këngën, gjatë tërë muajit kam pasur vetëm kënaqësi dhe vullnet”, shton ajo. Videoklipin e këngës Edita do ta punojë më produksionin “Tomato” nga Maqedonia. Arsyeja përse punon me këtë produksion, thotë se janë ekip mjaft i mirë dhe profesional, dhe sa herë punon me ta korr suksese. Edita, përveç këngës dhe videoklipin, është e angazhuar me xhirime, me të cilat do të paraqitet për festat e fundvitit. “Përveç këngës dhe klipit, unë për Vitin e Ri do të paraqitem dhe me një këngë të re dhe kam bërë xhirime edhe për këngën “Merri krejt”, në të cilën këngë kam pasur shumë suksese”, thekson ajo. Përveç këngës, Edita merret edhe me mësime, tani është maturante, në përfundim të shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. “Shpresoj që të vazhdoj studimet në muzikë, është profesioni që e dua më së shumti, andaj nuk mund të ndahem prej tij”, thotë ajo. Kohën e lirë e kalon duke ushtruar balet, është hobi i saj. Shpreson që në të ardhmen të realizoj albumin e dytë, në të cilin preferon të punojë më ngadalë dhe më mirë.
K. BAJRAMI
KosovaSot

YouTube Preview Image
2