Fillon finalja e “Kënga magjike”

November 20, 2008   | Lajmet / Vijesti

Netët finale të njërit ndër spektaklet më të mëdha të muzikës në të gjitha trojet shqiptare, “Kënga Magjike” fillojnë sonte. Rosela Gjylbegu dhe Pirro Çako përfliten si pretendetët kryesorë për çmimin e parë.
Njëri ndër spektaklet më të mëdha në Shqipëri, “Kënga Magjike” do të filloj sonte. Tri netët finale ajo e datës 20, 21 dhe 22 nëntor, do të drejtohen nga këngëtari dhe moderatori Ardit Gjebrea. Kurse në festival do të marrin pjesë këngëtarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Greqia, Zvicra, Itali, etj.
Përpos këngëtarëve të rinj, sivjet, në “Kënga Magjike do të konkurrojnë edhe emra të njohur të muzikës shqiptare si; Eneida Tarifa, Çiljeta Xhilaga, Bleona Qerreti, Soni Malaj, etj.
“Jam i kënaqur nga puna e kolegëve të mi sepse me seriozitetin e tyre i kanë dhënë rëndësi këngës shqiptare“, ka thënë Gjebrea për media pak kohë para se të filloj spektakli.
Por, para spektaklit është spekuluar se Pirro Çako do të fitoj edhe këtë edicion të “Këngës Magjike”, dhe se çdo është kryer para se të filloj spektakli. Kurse disa kritikë të muzikës kanë thënë se Rosela Gjylbegu e meriton vendin e parë.
E veçanta e këtij spektakli muzikorë është skenografia e cila i është italianit Gaetano Casteli, autor i 16 festivaleve të Sanmremos, drejtor fotografie Franci Ferrari, ndërsa koreograf Albi Nako.
Gazeta Express

YouTube Preview Image