Jehona Iseni, fituese e “Nota Fest 2008”

November 21, 2008   | Lajmet / Vijesti

Fituese e festivalit të katërmbëdhjetë me radhë të këngës së lehtë të gjuhës Shqipe “Nota Fest 2008” është këngëtarja debutuese Jehona Iseni, e cila u paraqit në skenë si e para fundit më këngën e titulluar “Diskretcion”. “Të them të drejtën para fillimit të festivalit kam pas në vete një vetë besim se do të mund të jem fituese e ndonjërit prej shpërblimeve, por jo edhe të shpërblimit të parë nga publiku. I gjithë ekipi jemi munduar që të dalim në këtë festival me një këngë të re, e cila do të mbanë në vete të gjitha kriteret e një këngë të shkëlqyeshme dhe si duket këtë qëllim edhe ia dolëm”, tha Jehona. Ndërkohë, edhe organizatorët e festivalit u ndanë të kënaqur nga rrjedha e këtij festivali. “Jemi shumë të kënaqur nga mënyra e organizimi të këtij festivali, planet e organizimit janë prishur pak për shkak mos ardhjes se dy të ftuarve special Besa Kokëdhima nga Shqipëria dhe grupi Elita 5, ku këngëtari i tyre ishte i sëmurë shumë dhe mungesa e tyre ishte e arsyeshme. Edhe mysafirët të tjerë të cilët ishin nga Hungaria, Bullgaria etj u ndanë shumë të kënaqur”, tha Agim Ismaili. Organizatori i këtij festivali edhe njëherësh faleminderoi të gjithë sponsorët, në mesin e të cilëve ishte edhe gazeta “Koha”, e cila edhe kishte bërë përzgjedhjen e çmimit – teksti më i mirë i Festivalit. (F.K)

Koha.mk

YouTube Preview Image
1