Ulqin – Organizata joqeveritare “Horizonti i ri” organizoi në fundjavë seminarin për të rinj

November 21, 2008   | Shoqëria / Društvo

NVO"Novi Horizont" Ulcinj,OJQ "HORIZONTI I RI" ulqin,ulqiniPromovimi i vullnetarizmit tek të rinjtë
Ulqin – Organizata joqeveritare “Horizonti i ri” organizoi në fundjavë seminarin për të rinj që si temë kishte promovimin e vullnetarizmit tek ata.
Qëllimi i seminarit ishte rritja e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në aktivitetet vullnetare, të cilat ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve në komunitetin lokal, si dhe ngritja e vetëdijes së përgjithshme mbi vullnetarizmin në komunitet.
Në seminar u trajtuan çështje të tilla si çfarë është vullnetarizmi, çka punojnë dhe çfarë nuk punojnë vullnetarët, të drejtat dhe obligimet e vullnetarëve, përgjegjësitë e të punësuarve ndaj vullnetarëve, si motivohen dhe shpërblehen vullnetarët, etj.
Drejtuese dhe edukatore e këtij seminari ishte Sabra Dragovoja e cila nga përvoja e vet përcolli te pjesëmarrësit njohuritë dhe shkathtësitë që kanë të bëjnë me vullnetarizmin.

http://www.ngo-horizonti.org/index.php?lang=al

(Kohapress)