Enigma e historisë malazeze – Rasti i Shasit (11)

November 22, 2008   | Kulturë / Kultura

Periudha e perëndimit
Është e qartë se gjatë sundimit osman në Shas ndodhën pak gjëra. Pasi u vendos Perandoria, Porta e humbi interesin për bregdetin Adriatik, ndërsa aktiviteti u mbështet në zhvillimin e burimeve të pasura të brendshme të Ballkanit jugor si një rezervë për mish dhe për lëkurët për ushtrinë.
Nga fillimi i shekullit XV Shasi i dërgoi peticion Venedikut me lutjen për të fortifikuar qytetin për t`u mbrojtur nga turqit; për çështjen se deri ku shtriheshin zonat e tij të pasigurta do të merrej mendimi i peshkopit të Shkodrës. Pak më vonë peshkopi i Shasit u lavdërua dhe atij iu rikthyen tokat për sjelljen e mirë katolike.
Nga fundi i shekullit XV, kur pjesa më e madhe e Shqipërisë ishte nën sundimin osman, Venediku mbante Tivarin dhe Kotorrin, ndërsa katolicizmi u vendos mirë përgjatë bregdetit. Por aty nga vitet 1460, peshkopët e Shasit që nuk jetonin aty, por në Itali dhe Venediku hoqi dorë nga qyteti si pronoia. Kështu nga fundi i shekullit XIV Piloti, Shkodra dhe Sarda përshkruheshin si vende shumë të varfra, ndërsa nga fundi i shekullit XV, Shasi, Sarda dhe Drishti ishin bërë gërmadha.
Në një libër klasik udhëtimesh të fillimit të shekullit të kaluar shkruar nga një pikëpamje e fortë katolike prej konsullit francez vendas, “Sciassi” (Shasi) shquhet për një përshkrim evokativ të një qyteti të rrënuar që dikur kishte pasur kisha të panumërta. Autori i tij thotë se si përfytyronte një kryq mbi kishën e Marisë, ndërsa përsiat mbi fshatin bashkëkohës ortodoks dhe myslimanët “fanatikë” prej pushtimit osman. Degrandi kishte marrë zemër prej Mbretëreshës “franceze” dhe katolike Jelena kur përsiaste mbi “dominimin” serb, ndërsa pretendonte se “imponimi” serb i ortodoksisë mbi këtë rajon katolik nën Nemanjiqët kishte qenë jetëshkurtër.
Është e habitshme që konteksti i përshkrimit të tij të Shasit dhe qyteteve të tjera nuk është Mali i Zi, por shumë më tepër “Shqipëria e Epërme” e Edit Durhamit dhe rrethinat e Shkodrës.
Është e qartë se gjatë sundimit osman në Shasit ndodhën pak gjëra. Pasi u vendos Perandoria, Porta e humbi interesin për bregdetin Adriatik, ndërsa aktiviteti u mbështet në zhvillimin e burimeve të pasura të brendshme të Ballkanit jugor si një rezervë për mish dhe për lëkurët për ushtrinë. Gjithsesi, tregtia e rëndësishme e kripës do të ruhej në të njëjtin nivel, me gjithë kushtet e trazirave tipike për rajonin.
Është e habitshme që konteksti i përshkrimit të Shasit dhe qyteteve të tjera nga Degrandi nuk është Mali i Zi, por shumë më tepër “Shqipëria e Epërme” e Edit Durhamit dhe rrethinat e Shkodrës.
Koha Javore

YouTube Preview Image