Vendkalimi kufitar Kosovë – Mali i Zi i mbyllur për kamion

November 22, 2008   | Rajoni / Region

Rrugët janë pjesërisht të kalueshme
Qysh në orën pesë të mëngjesit të së shtunës, organi mbikëqyrës i komunës së Prishtinë, ka dal në teren për të pastruar rrugët nga bora e cila ka filluar të bie gjatë mbrëmjes dhe po vazhdon ende.
Përkundër rënie së madhe të borës deri më tani qarkullimi për automjete edhe pse i vështirësuar nuk është i bllokuar. “Brenda në Prishtinë nuk është asnjë rrugë e bllokuar, kompanitë e pastrimit po lirojnë për qarkullim në vazhdimësi rrugët nga bora dhe në shumë vende kanë qitur krip në mënyrë që mos ketë ngrirje”, tha zëdhënësi i Kominës Prishtinës, Muhamet Gashi.
Policia e Kosovës, bëri të ditur se rrugët e Prishtinë ashtu edhe rrugët në vende tjera deri më tani nuk ka bllokim dhe nuk është shënuar ndonjë aksident nga bora. “Ekipet e vijave patrulluese të trafikut janë në teren në gjithë territorin e Kosovës dhe përkundër vështirësive qarkullimi nuk është i bllokuar”, tha Kamberi, duke shtuar se kompanitë për pastrimin e rrugëve në mbarë Kosovës tashmë janë përzgjedhur dhe kontraktuar dhe tani mbetet të shihet se si do ta kryejnë punën e tyre.
Ndërsa, nëpër pikat kufitare po ka më shumë probleme shkaku i bores. Vendkalimi kufitar Kosovë-Mali i Zi është i ndaluar për qarkullimin e kamionëve, peshave të rënda që nga ora katër e mëngjesit të së shtunës,tha Sabrije Kamberi, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës.
Ndërsa i bllokuar për të gjitha automjetet është pika kufitare me Shqipërinë Morinë- Tropojë, ka lajmëruar policia rajonale e Pejës. Sipas lajmërimeve të tyre, rrugët që shtrihen në pjesët e rrafshëta, bora ka vështirësuar dukshëm qarkullimin e automjeteve, por nuk e ka bllokuar tërësisht, sikur që ka bërë në rrugët që shpien në drejtim të pikave kufitare më Shqipërinë dhe Malin e Zi.
Ndryshe policia e Kosovës, porosit të gjithë ngasësit e automjeteve që të mos qarkullojë nëpër rrugë të pa pajisur me pajisjet dimërore të automjeteve të tyre.
Gazeta Express

http://shqiphost.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/emergjencatcivile.flv