Surprizat e finales se “Kenga Magjike”

November 24, 2008   | Lajmet / Vijesti

Dhjete vjet “Kenga Magjike”, dhjete vjet televizioni “Klan”. Gjithcka ka nisur plot sharm ne maratonen e neteve te “Kenges magjike”, ashtu sikurse ne edicionin e dhjete viteve me pare, ku gjithcka ne forme e permbajtje u ideua per te qene e tille. Deri pak minuta pas mesnate u zhvillua rezymeja e cmimeve te nente viteve te kaluara, per t’i lene vendin pas mesnate ku jane dorezuar tre cmimet e medha. Te 21 kengetaret pjesemarres te kenges finale moren te gjithe nga nje cmim. Nen drejtimin e prezantuesit Ardit Gjebrea, njekohesisht producent i ketij spektakli, si dhe dy vajzave Artemisa Ozajt dhe Anis Brahimit pas kuintave, teleshikuesit paten mundesi te degjonin dhe shihnin performancen e disa zerave te njohur te muzikes se lehte te shoqeruara dhe nga trupa e baletit, nen drejtimin e koreografit Albi Nako. Sigurisht Ardit Gjebrea ka realizuar nje perfomance te shkelqyer. Ndryshe nga vitet e tjera, per kengetaret ishte pergatitur nje prapaskene e vecante ku ata kane pasur lidhje te drejtperdrejta me skenen. Ne naten e fundit te Festivalit te “Kenges Magjike”, 21 interpretime mberriten tek teleshikuesi, i cili tashme eshte njohur me kenget e artisteve gjate spektaklit “E Diela shqiptare” qe zhvillohet ne Televizionin Kombetar “Klan” cdo te diel. Ne festivalin e 10-te u ngjiten te gjithe artistet fitues te cmimit te pare ne vite, por disa prej kengeve vijne me performanca teper interesante, e tille eshte per shembull futja e dy femijeve ne kengen e Pirro Cakos dhe Rovena Dilos, si dhe performanca e Mira Koncit me vajzen e saj, Era. Irma Libohova u prezantua e shoqeruar me 4 kitarist. Elsa Lila me nje kenge te riorkestruar dhe Aurela Gace e shoqeroi kengen e saj me nje numer koreografik. Fituesja e cmimit te pare ne vitin 2005, Genta Ismaili, e kemi pare serish me energjine qe e karakterizon. Mjeshtri i madh i skenografise, Gaetona Kasteli, ka qene mbreme ne festivalin “Kenga Magjike” si nje prej te ftuarve special te kesaj nate. Grupi “Nina Sky” ka dhuruar nje performance qe e ka ndezur skenen ne Pallatin e Kongreseve. Figura si Anita Take, Nexhmije Pagarusha, Luiza Papa, Pirro Cako apo Aferdita Saracini qe pergjate 9 edicioneve te kaluara te Kenges Magjike, kane mbajtur rolin e presidenteve te jurise dje perbenin jurine e spektaklit. Te 21 kenget ishin prurje origjinale dhe te mirepritura, u sollen nga kengetare si Rosela Gjylbegu, Eliza Hoxha, Kastro Ziso, Ciljeta Xhilaga, Yllka Kuqi, Arber Arapi etj.

koha jone

YouTube Preview Image