E shesin fëmijën në eBay

November 25, 2008   | Shtypi / Mediji

Një fëmijë i posalindur është “blerë” në internet nëpërmjet rrjetit e-Bay nga një çift në Holandë.
Një gazetar holandez ka zbuluar dhe denoncuar ngjarjen e rëndë.
Fëmija ishte vënë në shitje përpara se të lindte, nga prindërit e tij të moshës 24 dhe 22 vjeçare, një çift belg që kishte tashmë një fëmijë. Shkak sipas tyre, ishte gjendja e vështirë ekonomike.
Menjëherë pas lindjes foshnja i është dhënë prindërve të rinj në këmbim të parave.
Foshnja kishte lindur në spital në qytetin Ghent të Belgjikës, por e çma e tij e kishte regjistruar në emër të burrit holandez.
“Çifti dyshohen për regjistrim të lindjes me emër të falsifikuar. Mbiemri i cili i është shkruar foshnjës, nuk është mbiemri i vërtetë i nënës së tij,” tha një prokuror.
Autoritetet kanë filluar hetimet për ngjarjen, ndërkohë që fëmija deri në përfundimin e tyre do të qëndrojë me prindërit “adoptues”.
Kritikët tani po pyesin nëse fëmijët tani janë për t’u shitur në eBay, duke e quajtur këtë trafikim të qenieve njerëzore.
Gazeta Express

http://shqiphost.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/femija-ebay.flv