Mitropoliti Amfilohije viziton Shkodrën – Video

November 25, 2008   | Shtypi / Mediji

Mitropoliti i Kishës Ortodokse serbe në Mal të Zi, Amfilohije Radoviq, i njohur si kundërshtari i madh i pavarësisë së Kosovës dhe Malit të Zi, përkrahës i krimineleve të luftës ka vizituar të shtunën objektet e kultit dhe varrezat e ushtarëve serbë të rënë gjatë luftërave Ballkanike dhe pushtimit malazez të Shkodrës.
Fillimisht, Radoviq ka vizituar kishën e Vrakës dhe atë të Rrushkullit.

Më pas, vizita e Amfilohije vijoi në Bardhaj, rrëzë Liqenit të Shtodrit, ku sipas tij ndodhen të groposur trupat e rreth 10.000 ushtarëve serbë.
Amfilohije i ka bërë thirrje shtetit malazez që të kujtohet për të rënët “brenda në secilin varr, ndodhet një person që ka lënë eshtrat e vet dhe shteti i Malit të Zi duhet të kujdeset për identifikimin e të gjithë të rënëve”.
Gjithashtu mitropoliti serb anti Kosovë Amfillohje Radoviç, i ka kërkuar shtetit shqiptare të riparojë varrezat që sipas tij pretendohen se janë e të rënëve serb gjatë luftës ndaj nazifashistëve.

News24

YouTube Preview Image