Vesa Luma do të incizojë këngë të krijuar nga producentët e Gnarls Barkley-t

November 29, 2008   | Lajmet / Vijesti

Kënga më e re e këngëtares Vesa Luma do të realizohet në New York. Sipas gjitha gjasave, Vesa do të udhëtojë gjatë dhjetorit drejt SHBA-së për të incizuar në studio këngën e krijuar nga producentët e bendit të njohur Gnarls Barkley. Këtë e ka konfirmuar Vesa përmes telefonit për emisionin “Express Live”. “Gjithë këtë do ta marrë si një eksperiencë të mirë dhe nuk jam duke e bërë me pretendime të mëdha”, ka thënë Vesa duke shtuar se “këtë hap e kam marrë për të krijuar një këngë të mirë”. Krejt kjo ka nisur kur Vesa i ka bërë një kërkesë këtyre producentëve, të cilët kanë pranuar të krijojnë një këngë për të. Kjo këngë do të jetë më e kushtueshmja, të cilën Vesa e ka realizuar deri më tash. Duhet përmendur se Gnarls Barkley është një grup muzikor amerikan, e krijuar midis multi-instrumentistëve. Producentë janë Danger Mouse (Brian Burton) dhe reperi dhe vokalist Cee-Lo Green (Thomas Callaway). Hiti i tyre “Crazy”, pjesë e albumit St. Elsewhere, ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm dhe ka arritur të shesë mbi 1.000.000 kopje të shitura. Danger Mouse ka qenë producent i një numri të konsiderueshëm artistësh hip-hopi. Gjithashtu, ka prodhuar albumin “Demon Days” të Gorillaz, i cili është vlerësuar me çmimin “Grammy”.
Koha Vizion

YouTube Preview Image