klubi i taekwondo-së “ulqini” pajiset me disa mjete të domosdoshme

December 4, 2008   | Sporti / Sport

Kushte më të mira për stërvitje
Ulqin – Klubi i Taekwondo-së “Ulqini” është pajisur me disa mjete të domosdoshme për zhvillimin sa më cilësor të stërvitjeve. Blerja e këtyre mjeteve është realizuar në sajë të të hollave që këtij klubi i janë ndarë nga Komuna e Ulqinit në kuadër të buxhetit të dedikuar për sport, kulturë dhe rekreacion për vitin 2008.
Kryetrajneri i KT “Ulqini”, Fikret Dushku, thotë se pothuajse të gjitha mjetet financiare të fituara nga Komuna e Ulqinit janë përdorur për blerjen e mjeteve të reja, të cilat përdoren më së shumti në taekwondo, si mbrojtëset për këmbë dhe duar, mbrojtëset për kokë, gjerdani për trup, etj.
“Pothuajse të gjitha mjetet financiare të cilat i kemi fituar nga Komuna e Ulqinit, ne kemi vendosur që t`i përdorim për mjetet të cilat janë të nevojshme për sportistët tanë. Për të arritur maksimunin në stërvitje klubi ynë ka nevojë të madhe për këto mjete”, thotë ai, duke falënderuar Komunën për ndihmën e dhënë.
Por Dushku ankohet se Klubi punon ende në kushte të vështira dhe se i mungojnë akoma disa pajisje bazë për zhvillimin me sukses të këtij sporti.
“Kemi nevojë edhe për disa mjete të tjera në mënyrë që klubi ynë t`i zhvillojë aktivitetet në kushte normale. Njëra prej këtyre mjeteve është shtresa e hollë prej 2,5cm e cila vendoset në dysheme, e quajtur Tatami, që është mjeti kryesor për stërvitjen e arteve marciale. Por unë shpresoj se në të ardhmen e shpejtë do ta sigurojmë edhe këtë mjet të rëndësishëm”, thotë kryetrajneri i KT “Ulqini”.
Kohapress

YouTube Preview Image
1