Dita e parë e Kurban – Bajramit – të Hënën më 8 dhjetor 2008

December 6, 2008   | Lajmet / Vijesti

Kryesia e Bashkësisë Islame të Ulqinit njofton opinionin e gjerë se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit është të hënën më 8 dhjetor 2008.
Manifestimi qendror kushtuar festës së Kurban- Bajramit për Ulqin mbahet në Xhaminë “Maje të Pazarit” në Ulqin.
Manifestimi fillon në ora 06:15 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jenë dy ligjërata tematike kushtuar kësaj feste.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, ditën e parë, më 8 dhjetor 2008, Krye imami i Bashkësisë Islame të Ulqinit  si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Ulqinit.Kryesia e Bashkësisë Islame të Ulqinit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar lutje e ibadetet tona.

Me fat festa e Kurban -Bajramit


2