Industria e ullirit, ambicje te qeverise

December 6, 2008   | Rajoni / Region

Gjatë vizitës në Tiranë të kryeministrit Silvio Berluskoni, kryeministri Berisha shpalli planin për mbjelljen e 20 milionë rrënjëve ullinj.
Nga Vlora, plani i kryeministrit u mbështet me argumenta “pro” nga ministri i Bujqësisë Jemin Gjana, i cili prezantoi aty, pikërisht strategjinë kombëtare për ullirin.
“Skepticizmi per kete rast eshte i gabuar. Te gjithe vendet e zhvilluara kane ecur me keto plane dhe Shqiperia nuk ka perse te mbetet prapa ne trendin e kesaj kulture”, u shpreh Gjana.
Vlora, qyteti ku ministri Gjana shpalosi strategjinë për ullirin, ka rreth 45 mije rrenje në gjendje të mirë, ndërsa pasohet nga Berati dhe rrethe të tjera. Gjithsej, harta e ullirit përfshin 25 rrethe në total.
Në Elbasan, nje pjese e kurores se ullinjve eshte qindra vjecare. Të tjerat, janë mbjellë gjatë viteve të socializmit. Sipas autoriteve lokale, kjo ullishte mbetet një ndër pasurite me te medha ekonomike të qytetit.
Gjatë viteve të socializmit, vetem 20% e prodhimit të saj hidhej në tregun vendas, pjesa me e madhe eksportohej ne vendet skandinave dhe në ish-Bashkimin Sovjetik.
Por koha i ka hequr ullishtes shkëlqimin e dikurshëm. Problemet e pronësisë dhe prodhimi i vogël vetjak, ka ulur rendimentin.
Top Channel

http://shqiphost.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/industria-ullirit.flv