Një DJ me sutjena

December 6, 2008   | Lajmet / Vijesti

Në një pub çfarë nuk ndodh, pasi natën lejohet gjithçka. Aq më shumë kur bëhet fjalë për lokalin e hapur së fundmi të pagëzuar me emrin “Qielli 7”. I pozicionuar në katin e parë të një pallati tek “Ekspozita Shqipëria Sot”, ky pub mbledh për natë të gjithë ata të rinj të cilët preferojnë një lokal të vogël i cili të lejon që të jesh më në intimitet me të gjithë klientët e tij. Ndërkohë çdo të enjte e të premte, aty dashamirësit dhe të apasionuarit mbas karaokes vijnë dhe këndojnë këngët e tyre të preferuara.
Ndërsa të shtunën një DJ përzgjedh muzikën më të mirë të momentit, shumë e përshtatshme për të kërcyer deri në orët e para të mëngjesit. Dhe kur themi “Qielli 7”, vetë emri të krijon idenë e një parajse argëtimi, gati-gati qiellore. Ndërkohë menaxhere e këtij pubi të ri është Najada, vajza simpatike, e cila u bë e njohur falë programit të famshëm “Big Brother”. Ndërkohë DJ është shumë ndryshe nga të tjerat. Përveçse është femër, pasi jemi mësuar gjithmonë të shohim DJ meshkuj, vajza ka menduar që klientëve të lokalit t’i japë diçka më shumë sesa thjesht muzikën e mirë e të zgjedhur. Ajo është paraqitur të shtunën e kaluar kështu siç e shihni në foto, me pantallona, por lart me sutjena. Pa diskutim ka qenë një pamje që është pëlqyer sidomos nga meshkujt dhe e gjitha kjo ka bërë, që secili të rikthehet me dëshirë tek “Qielli 7”.

Panorama Plus

YouTube Preview Image