Ahtisari fajeson Serbine per zhvillimet negative ne Kosove

December 7, 2008   | Rajoni / Region

Ish i derguari i OKB-se per ceshtjen e statusit, Marti Ahtisari thote se eshte i pakenaqur me situaten aktuale ne Kosove.
Njeriu qe udhehoqi negociatatat e veshtira mes shqiptareve dhe serbeve si dhe hartoi nje plan per pavaresine e mbikqyrur te Kosoves, fajesoi pikerisht Beogradin per ecurine negative te zhvillimeve.
“Jo, nuk eshte aspak e lehte”, iu pergjigj Ahtisari pyetjes se gazetarit rus te “Jehones se Moskes”, se si e vleresonte ai situaten ne Kosove. “Cdo gje po shkon per keq”, tha fituesi i cmimit Nobel per Paqen, pikersht sipas tij, sepse serbet nuk deshirojne te bashkepunojne me organizatat nderkombetare.
Por Ahtisari ka shtuar se Kosova eshte nje shtet i pavarur dhe ky realitet nuk mund te ndryshoje. “Kosoven do ta njohin edhe me shume shtete. Kur Finlanda u be e pavarur, ne u njohem nga me pak shtete sesa e kane njohur deri tani pavaresine e Kosoves”, nenvizoi Ahtisari ne intervisten per radion ruse.
Top Channel