ENIGMA E HISTORISË MALAZEZE – RASTI I SHASIT (13)

December 7, 2008   | Anketë / Anketa

Shasi ilustron problemet e historigorafisë bashkëkohore
Historia e Shasit ilustron problemet e mëdha dhe të thella të historiografisë bashkëkohore ballkanike që i prekin autorët që punojnë për të gjitha periudhat. Në thelb, shtetet jugore ballkanike të Greqisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Bullgarisë, Serbisë dhe Maqedonisë ndajnë të njëjtën histori që rrjedh nga shekujt e gjatë të sundimit të tyre në të kaluarën nga perandori shumëkombëshe shumëkonfesionale që nga Roma, përmes antikitetit të vonë deri në periudhat bizantine, veneciane dhe osmane.

Përfundim
Historia e Shasit nuk është një mikrobotë e historisë së Malit të Zi si një e tërë, por është një rast, studimi i së cilës ilustron kompleksitetin e mënyrës së paraqitjes kombëtare që do t`i duhet të ndërtojë shteti i shpallur i pavarur tani së fundmi. Ajo ilustron gjithashtu problemet e mëdha dhe të thella të historiografisë bashkëkohore ballkanike që i prekin autorët që punojnë për të gjitha periudhat. Në thelb, shtetet jugore ballkanike të Greqisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Bullgarisë, Serbisë dhe Maqedonisë ndajnë të njëjtën histori që rrjedh nga shekujt e gjatë të sundimit të tyre në të kaluarën nga perandori shumëkombëshe shumëkonfesionale që nga Roma, përmes antikitetit të vonë deri në periudhat bizantine, veneciane dhe osmane. Sundimi komunist pas vitit 1945 nuk e zvogëloi pozitën e tyre si një trevë e përplasjeve midis Lindjes dhe Perëndimit.
Bollëku i shteteve të reja ka nxjerrë nevojën për përcaktimin e ri historik. Jo më pak se shtatë shtete të reja, Bosnja, Kroacia, Sllovenia, Serbia, Maqedonia. Mali i Zi dhe tani së fundi edhe Kosova, kanë dalë nga shembja e Jugosllavisë dhe në shumë raste historianët vendas do të shohin se “po shpëtojnë” një paraqitje kombëtare të historisë së humbur prej shtrembërimeve dhe padrejtësive të historisë komuniste.
Rasti i studiuar këtu tregon që kërkimet kanë nevojë të përqendrohen gjithashtu në periudhat e hershme historike, mbi të cilat është ngritur mitologjia nacionaliste po aq sa dhe në periudhën e rezistencës ndaj osmanëve dhe në urtësinë konvencionale të nacionalizmit modern.
Në literaturën ndihmëse mbi Shasin dhe zonën e tij në periudhat e lashta dhe ato të mesjetës ndeshemi me paraqitje kroate, serbe, malazeze dhe shqiptare, që konkurrojnë njëra-tjetrën, dhe secila nga ato është e ngopur me paragjykime. Në thelbin e problemit qëndron ndrydhja e kompleksitetit dhe triumfi i ideologjisë reduktuese. Kjo çon në krijimin e identiteteve – historive kombëtare vetëshërbyese dhe konkurruese të cilat shpesh kanë pretendime shumë të dyshimta sikur janë histori të jashtëzakonshme të zonave që kanë të njëjtën të kaluar në Ballkan.
Averil Cameroon
James Pettifer
koha javore