Kanali i Port Milenës në Ulqin u këput nga deti – Video

December 7, 2008   | Shoqëria / Društvo

Port Milena depozita e të gjitha ndyrësirave të qytetit.
Fusha e plehrave gjithmonë pranë Port Milenës ka krijuar bindjen se ky lumë duhet të jetë një depozitë e ndyrësirave të qytetit. Tashmë e gjithë gjatësia prej 4 km dhe rreth 500 metra gjërësi e shratit të Port Milenës të ura me të njëjtin emër është një turp me plehra i qytetit më të madh të jugut në Mal të Zi. Të gjitha këto plehra të hedhura nga njerëz të papërgjegjëshëm dhe që tolerohen nga Komuna e Ulqinit, shkojnë në Port Milenë dhe ky i njajti rast asht duke ndodh edhe në Bunë. Mijra kilogram vajra dhe lubrifikante. Kimikate dhe plastmase jo bio degradabile shkojnë të gjitha në një ekositem që ndyhet për ditë. Jo vetëm shteti por edhe as një shoqatë nga mbi 3-të që ka Ulqini nuk ka protestuar për këtë katastrofë ekologjike dhe shkatërrim në periferinë e qytetit.
Kanalet e ujrave të zeza sikurse kanali i Braticës nuk funksionojnë më sepse janë mbushur me inerte sepse përballojnë edhe shiun apo punimet e qytetarëve për ndërtim. Komuna e Ulqinit jo vetëm që nuk ka fonde, por nga që situata është dramatike nuk di se nga t’ja fillojë. Ndërtimet mbi kolektorë dhe mbi 20-të vite të pa kontrolluar e pranuar kjo gjë edhe nga pushtetaret, plotësojnë një kuadër ekzemplar të një degradimi urban pa preçedent në komun të Ulqinit.
Duke shikuar Videon nga Mozaiku i televizionit të Mali të Zi dhe duke ndigjuar folsit dhe peshkatarët sikurse Bilal Kurtin,Xhelal Mustafiqin dhe kryetarin e të organizatës jo qeveritare “Hapi i Gjelbert” Xhelal Hoxha ku shprehin indinjatën ndaj mbyljes së komunikimit të detit dhe port milenës,ku kë problem do jet problem ekologjik me dame të pa konsiderushme për komun të Ulqinit dhe për populin e saj.

Lajme nga Ulqini

YouTube Preview Image