KK “CHAMPION” MORI PJESË NË FUNDJAVË NË DY GARA

December 7, 2008   | Anketë / Anketa

Shkrela dhe Çobiq përfaqësohen denjësisht

Fundjavën e kaluar Klubi i Karatesë “Champion” mori pjesë në dy gara, të shtunën në Kampionatin e Malit të Zi në Karate për kadetë dhe juniorë, e cila u mbajt në Podgoricë, kurse të dielën në Kampionatin e 9-të Mbarëkombëtar që u mbajt në Prishtinë.
Në Kampionatin e Malit të Zi me medalje të bronzta u kurorëzuan Gjovan Shkrela në kategorinë -68kg dhe Nexhad Çobiq (-55kg). Gjithashtu me medalje të bronztë u kurorëzua edhe ekipi i juniorëve në luftra.
Të nesërmen në Prishtinë u mbajt Kampionati i 9-të Mbarëkombëtar i Karatesë në organizim të Federatës së Karatesë së Kosovës ku morën pjesë 56 karateistë, ndër të cilët edhe dy garuesit e KK “Champion”, Gjovan Shkrela dhe Nexhad Çobiq, i cili në luftra, në kategorinë -60kg mori medaljen e bronztë.
Kampionati i sivjetshëm Mbarëkombëtar u organizua në Prishtinë me rastin e Festës së Flamurit, pasi që vite me radhë është mbajtur në Tiranë.
Kryesia e KK “Champion” falënderon Federatën e Karatesë së Kosovës për mikpritjen e bërë. Ajo falënderon gjithashtu sponsorin e përgjithshëm “Prva Banka CG” që mundësoi pjesëmarrjen në këto gara.

(Kohapress)
koha javore