“Euroflex”, Beqir Hoxha nga ulqini fitoi çmim për “prodhim cilësor” në panair

December 7, 2008   | Ekonomia / Ekonomija

Kompania për prodhimin e dyshekëve “euroflex” nga ulqini fitoi çmim për “prodhim cilësor” në panairin e mobilierisë në BeogradDëshmi e cilësisë dhe e përcjelljes së trendeve
Pronari i kompanisë “Euroflex”, Beqir Hoxha, thotë se “duke qenë se jemi shpërblyer edhe në vitin 2004, kjo tregon për vazhdimësinë e nivelit të prodhimeve tona e sidomos kur dihet se në këtë panair marrin pjesë firma me traditë dhe renome në industrinë e prodhimit të dyshekëve”.
Ulqin – Kompania për prodhimin e dyshekëve “Euroflex” nga Uqini u shpërblye me Çmim në Panairin e 46-të Ndërkombëtar të Mobiljeve, Pajisjeve dhe Dekorim të Enterierit në Beograd, i cili u mbajt nga 10-16 nëntor.
Kompania “Euroflex” ka fituar çmim për “Prodhimin më cilësor” për dyshekun “Regency”, që përbën çmimin më të lartë dhe të vetëm në këtë kategori, në këtë panair.
Kompania “Euroflex” ka fituar çmim edhe para katër vitesh në këtë Panair për prodhimin e koleksionit të dyshekëve.
Pronari i kompanisë “Euroflex”, Beqir Hoxha, thotë se “duke qenë se jemi shpërblyer edhe në vitin 2004, kjo tregon për vazhdimësinë e nivelit të prodhimeve tona e sidomos kur dihet se në këtë panair marrin pjesë firma me traditë dhe renome në industrinë e prodhimit të dyshekëve”.
Ai thotë se përveç anës afirmative, fitimi i këtij çmimi dëshmon se “përpos makinerisë së sofistikuar që posedon kompania “Euroflex” dhe përvojës në fushën e prodhimit të dyshekëve, i përcjellim të gjitha trendet në industrinë e dyshekëve”.
Hoxha shpreson se investitorët e ardhshëm në Ulqin në fushën e hotelierisë do të njohin kualitetin e prodhuesve vendas dhe shfrytëzojnë prodhimet e tyre.
“Duke qenë se qyteti ynë ka arritur një nivel në industrinë e mobilierisë, shpresojmë se në të ardhmen investitorët do të marrin parasysh edhe produktet e prodhuesve tanë nga Ulqini, sidomos të atyre që janë dëshmuar me çmime të ndryshme në panairet ndërkombëtare”, thekson pronari i kompanisë “Euroflex”.
Në Panairin e Beogradit kanë marrë pjesë 567 ekspozues, prej të cilëve 173 prodhues të huaj, në mesin e të cilëve edhe shumë kompani me renome në fushën e prodhimit të dyshekëve nga Italia, Austria, Sllovenia, Danimarka, Kroacia, Serbia, etj.
Kompania “Euroflex” është anëtare e Ulqin Biznes Asociacionit.
Në këtë asociacion kanë thënë se “me këtë shpërblim vazhdon tradita që kompanitë nga Ulqini bëjnë paraqitje dinjitoze në panairet ndërkombëtare dhe me një prezantim të mirë dhe prodhime kualitative arrijnë të bëhen konkurrente në tregun ndërkombëtar”.
i.kallaba
koha javore

YouTube Preview Image
1