Prej dhjetorit me viza shengen edhe në Zvicër

December 9, 2008   | Bota

Kanë mbetur edhe disa ditë deri tek data 12 dhjetor, kur edhe qytetarët e ndryshëm që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, munden të kalojnë nëpër vendet europiane të Shengenit pa viza.
Kjo është një lehtësim edhe për qytetarët e Ballkanit dhe vendeve jo anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët deri tani edhe përkundër pajisjes me viza shengen nuk kanë mundur të hyjnë në territorin e Zvicër pa patur vizë zvicerane.
Poashtu hyrja në zonën Shengen paraqet një lehtësim edhe për shtetasit e huaj me vendqëndrim në Zvicër, të cilët posedojnë dokumentin e identifikimit, ose letërnjoftimin B, C, pa problem, mundet të udhëtojnë në Gjermani, Itali, Francë dhe shtetet e tjera të Shengenit.
Europa pa kufinjë do vlejë edhe për Zvicrën prej 12 dhjetorit.Kontrolle do të ketë në koridorin 30 km dhe kjo do të jetë për katër vite me radhë, për ata që hyjnë në mënyrë ilegale dhe që punojnë punë ilegale.
Ndërsa për ata që udhëtojnë me aeroplanë do të jetë aktive viza shengen deri më 29 mars të vitit 2009.
Me pjesëmarrjen e Zvicrës në Konventën e Shengenit do të anullohen kontrollet sistematike të personave në kufijtë e përbashkët të shteteve të Shengenit, një kusht që do të pamundësonte ndërmarrjen e kontrolleve sistematike që do të pengonin lëvizjen nga shtetet fqinje në kufijtë e Zvicrës.
Në këtë mënyrë, me gjithë lirinë e lëvizjes, do të garantohet siguria. Në sistemin informativ SIS janë të lidhura autoritetet policore, kufitare dhe të vizave nga 13 vende të BE-së, bashkë me Norvegjinë dhe Islandën, dhe së shpejti edhe me Britaninë e Madhe, Irlandën dhe vendet e reja anëtare të BE. SIS është një bankë të dhënash që sot përmban rreth 12 milionë subjekte informative, dhe në të cilën, përveç personave në kërkim, atyre me ndalesë udhëtimi ose të humbur, përfshihen edhe sendet e vjedhura.
Përveç kësaj, thekson Këshilli federal, nuk do të hiqen kontrollet kufitare në Zvicër. Korpi i rojes kufitare do të mbetet së paku në gjendjen që kishte më 31 dhjetor 2003, operacionet e tyre do të vazhdojnë t’i zbatojnë edhe më tej, duke qenë se Zvicra, ashtu si edhe më parë, nuk i takon Unionit doganor të BE-së.
Për më tepër, sistemi informativ i Shengenit parashikon një politikë të përbashkët vizash. Me një vizë Shengen një udhëtar për tre muaj me radhë mund t’i vizitojë të gjitha vendet e BE-së. Me pjesëmarrjen e Zvicrës në Shengen, viza Shengen do të vlejë edhe për të. Gjer më tani një udhëtar kishte nevojë edhe për një vizë plotësuese, gjë që nuk përbën një përparësi për turizmin zviceran. Përveç kësaj, të huajt që jetojnë në Zvicër, me kyçjen e Zvicrës në Shengen, mund të udhëtojnë në vendet e BE-së pa vizë.
Viza Shengen mund të sjellë përparësi të shumta për turizmin zviceran, udhëtarët e huaj me vizë Shengen munden, pa pasur nevojë për sigurimin e një vize plotësuese, t’i kalojnë pushimet në Zvicër.
Dashnim Hebibi
INA