Xuxi, gati për rikthim në skenën muzikore

December 10, 2008   | Lajmet / Vijesti

Pas videoprojektit muzikor “Fanky ty të zëvendëson”, ka kohë që Xuxi, emri i vërtetë i të cilit është Naim Bunjaku, nuk është prezantuar në mediat tona me ndonjë këngë apo videoklip të ri. Kjo ka ndodhur si pasojë e rrethanave të krijuara në tregun tonë muzikor vjetëve të fundit, që këngëtari e quan “jo rregull”. Megjithëkëtë, tani për tani, nuk mungojnë të rejat në karrierën e tij muzikore. Teksti i këngës është shkruar nga Xuxi në bashkëpunim me Adnanin, përderisa muzika është bërë nga vetë Adnani. Kënga flet për një femër, e cila i jep vetes liri jashtë limitit. Xuxi ka bërë të ditur se kanë në plan që këngës t’i realizojnë videoklip, për të cilin ka thënë se do të jetë një videoklip jokomercial. Xuxi do të jetë pjesë e organizimit të koncertit në sheshin “Nënë Tereza” më 31 dhjetor, për nder të Vitit të Ri, i cili do të organizohet nga Komuna e Prishtinës dhe kompania “IPKO”.
Koha Vizion

http://www.dailymotion.com/video/xcgba