Komuna dhe Kryetari i Ulqinit: Gëzuar Vitin e Ri 2009!

December 27, 2008   | Shoqëria / Društvo

komuna-e-ulqinitPranoni urimet më të përzemërta të stafit të Komunës së Ulqinit.
Gëzuar Vitin e Ri 2009!

Le të jetë ky vit i ri një vit i bekuar që sjell shëndet, paqe e dashuri në jetën tuaj dhe të familjes suaj.
Iu plotësofshin të gjitha dëshirat e zemrës dhe paçi vetëm gaz e hare në jetën tuaj.

Stafi i Komunës së Ulqinit

gezim-hajdinaga_ulqin, Mayor of Ulcinj Gzim Hajdinaga, Gradona?elnik Ulcinja Gzim Hajdinaga,Gëzim Hajdinaga président de l’assemblée communale d’Ulcinj/UlqinGzim Hajdinaga président de l’assemblée communale d’Ulcinj/Ulqin,?????????????, ????, Štastný nový rok, ¡Feliz año nuevo!, ?yi seneler / Yeni y?l?n?z kutlu olsun, ?????????????????, Bliain úr faoi shéan is faoi mhaise duit duit, Bloavez mad !, Boldog új évet!, Bonne année!, Buon anno!, Ein gutes neues Jahr!, Feli?an novjaron!, Feliç Any Nou!, Feliz Ano Novo!, Folle lok en seine!, Gëzim Hajdinaga Kryetar i Komunës së Ulqini, Gëzuar vitin e ri!, Gelukkig nieuwjaar!, Gelukkige nuwe jaar, Gleðilegt nýtt ár!, Godt nytår!, Godt nytt år!, Gott nýggjár, Gott Nytt År!, Happy new year!, ???????????? ? ??????????? ??????, La Mul?i Ani!, Laim?gu Jauno Gadu!, Manigong bagong taon!, Onnellista uutta vuotta!, ??? ?? ?????!, ??? ???? ???? !, Selamat Tahun Baru, Sre?na Nova Godina!, Sre?no novo leto, Sretna Nova godina!, Szcz??liwego Nowego Roku!, Tezze iliniz yahsi olsun, uut aastat!, ???? ??? ????? ??, ? ????? ?????, ?????? ???? ??????!, ??????????? ?????? ????!, ???????? ???? ??????!, ??? ????!,Gëzim Hajdinaga Kryetar i Komunës së Ulqinit,

Gëzim Hajdinaga
Kryetar i Komunës së Ulqini

Me rastin e fundvitit 2008 dhe fillimit të vitit të ri 2009 në Ulqinin ton krenar,si kryetar i juaj dua t’ju falënderoj të gjithëve për punën e palodhshme dhe përkushtimin që keni treguar në vitin që po lëmë pas. Sot, ne krenohemi me të arriturat tona.Kemi instaluar qeverisje të mirë dhe efektive.Kemi sistem të mirëqenies sociale, që synon të arrijë standardet perëndimore. Arsimi është duke u përmirësuar, për ta shndërruar Ulqinin në shoqëri të dijes. Po punojmë për ta përmirësuar edhe shëndetësinë. Rrugët dhe ura e Port Milenës do ta ndërtom simbas standardeve perëndimore. Për vitin e ardhshëm, ne kemi miratuar një buxhet për disa për qind më të lartë se të vitit të kaluar. Ky buxhet do ta nxisë zhvillimin ekonomik dhe do ta forcojë mirëqenien tuaj sociale. Tërë atë që kemi bërë, e kemi bërë bashkë si qytetarë të Ulqinit. Edhe pse, si politikanë, mund të kemi dallime për rrugën që duhet ndjekur për t’i zgjidhur problemet tuaja, të gjithë duam që ju të keni standardet më të larta të jetesës.Të keni më shumë mundësi për të rinjtë tanë për të ndërtuar karrierat e tyre dhe për të krijuar familje, këtu, në Ulqin. Viti 2008 do të mbahet në mend si vit i unitetit politik dhe qytetar. Unë krenohem me atë që kemi arritur së bashku dhe jam i nderuar me besimin tuaj në mua si Kryetar i juaji. Tash, kur jemi bashkuar me familjet dhe miqtë tanë për ta festuar fillimin e vitit të ri, le të zotohemi sërish me frymën e njëjtë të unitetit, që na solli këtu ku jemi. Vetëm me unitet dhe përkushtim mund t’i tejkalojmë sfidat, të shënojmë edhe më shumë përparim dhe ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për ne dhe fëmijët tanë në Ulqinin ton të bukur.


Urime Viti i Ri 2009

Në frymën e festave, Ju dhe familjeve tuaja, Ju uroj vit të mbarë, të mbushur me shëndet, sukses, begati dhe suksese personale. Ju falënderoj për përkrahjen tuaj të parezervë dhe përkushtimin në realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta.


Me respekt,

Gëzim Hajdinaga
Kryetar i Komunës së Ulqinit

1