Kosove, pergjaket 2009-a, 4 te vdekur ne aksident

January 1, 2009   | Rajoni / Region

aksidentiSituata e sigurise ne te gjithe territorin e Kosoves ne pergjithesi ka qene e qete gjate nderrimit te viteve. Por as dita e pare e vitit te ri nuk ka mundur te shpetoje nga aksidentet fatale.
Kater veta kane humbur jeten si pasoje e nje aksidenti ne fshatin Celinet ne komunen Rahovecit. Si pasoje e ketij aksidenti kane gjetur vdekjen tre te rinj, Erenik Hoti 24 vjec nga Gjakova, Emir Mejzini 20 vjec dhe Vllaznim Bytyci 28 vjec, edhe keta nga Gjakova.
Nga ky incident i rende nuk ka mundur te mbijetoje as pasagjeri i katert Shkelqim Kabashi, 20 vjec me gjithe ndihmen e shpejte qe i eshte dhene. Aksidente te shumta ka pasur edhe nepr rruge te tjera te Kosoves dhe numri i te lenduarve eshte i madh.
Ndersa ne komunen e Gjilanit, rreth ores 23 te dates 31 dhjetor nje femije eshte plagosur nga nje plumb qorr. Por nuk kane munguar edhe incidentet per shkak te perdorimit te mjeteve piroteknike.
Ne baze te raportit te policise, 55 persona ne te gjithe Kosoven kane kerkuar ndihmen mjekesore si pasoje e lendimeve te marra nga perdorimi i fishekzjarreve.
Top Channel