Të paktën 59 vetë kanë vdekur gjatë festimeve në Bankok

January 1, 2009   | Bota

bakok-fireTë paktën 59 vetë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në një klub nate në kryeqytetin tajlandez Bankok.
Policia tha se më shumë se 100 persona të tjerë u plagosën nga flakët kur ato përfshijnë klubin në kohën që atje festohej nata e vitit të ri.
Trupat të mbështjellë me pambuk të bardhë u vendosën në trotuarin përballë klubit Santika, që ndodhet në qendër të Bankokut në lagjen Thong Lor.
Policia tha se po heton shkaqet e shpërthimit të zjarrit në këtë klub shumë të frekuentuar nga turistët dhe vendasit.
Klubi kishte vetëm një dalje kryesore dhe shumë njerëz mbetën të bllokuar brenda tij.
Një polic tha se viktimat kishin vdekur nga plagë të marra nga flakët, nga helimimi prej tymit dhe nga përplasjet në kohën që përpiqeshin të dilnin me nxitim nga klubi.
Klubi ishte shumë i madh dhe mund të akomodonte disa qindra vetë.
Kryeqyteti tajlandez është shumë i njohur për jetën e natës, por një korrespondent i BBC-së thotë se disa prej klubeve kanë sisteme kundërzjarrit shumë të dobëta.
BBC