Protesa palestineze kundër sulmeve

January 2, 2009   | Bota

protesa-palestineze-kunder-sulmeveMijëra palestinezë kanë marrë pjesë në demonstrata në Bregun Perëndimor në përgjigje të thirrjes së Hamasit ndaj sulmeve izraelite në Gaza.
Korrespondenti i BBC-së në Ramallah thotë se protestuesit po e drejtojnë zemërimin jo vetëm ndaj Izraelit por edhe qeverive arabe që kanë dështuar të ndalojnë sulmet në Gaza.
Disa nga protestuesit gjithashtu akuzuan presidentin palestinez, Mahmud Abbas se nuk po ngrihej në mbrojtje të popullit të Gazës.
Në Jeruzalemin lindor, të rinj palestinezë qëlluan ne gurë forcat izraelite të sigurisë që u përgjigjën me gaz lotsjellës.
Burime mjekësore thonë se numri i të vrarëve në Gaza është mbi 400.
Në incidentet më të fundit, avionët izraelitë shkatërruan një xhami dhe disa shtëpi që i përkasin krahut ushtarak të Hamasit
Ndërkohë rreth 100 vetë me pasaporta të huaja, kryesisht gra të martuara me palestinezë dhe fëmijët e tyre janë lejuar nga Izraeli që të largohen nga Gaza.
Pas gjashtë netëve të bombardimeve nga ajri, Izraeli thotë se fushata e tij ushtarake, e provokuar nga sulmet palestineze me raketa, po shkon sipas planit.
Autoritetet e kanë përjashtuar mundësinë e armëpushimit.
Trupat dhe tanket izraelite vazhdojnë të jenë të përqendruara në kufi.
Korrespondentja e BBC-së në Jeruzalem, Katia Adler, thotë se Izraeli gjithmonë i forcon masat e sigurisë të premteve, ditën e ditën e lutjeve të besimtarëve myslimanë, në periudha të tensionuara.
BBC

http://shqiphost3.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/situatagaza.flv

Top Channel