Leonora Jakupi, këngëtarja më e bukur kosovare

January 3, 2009   | Lajmet / Vijesti

leonora-jakupiKëngëtarja Leonora Jakupi, është zgjedhur këngëtarja më e bukur kosovare nga një anketë e realizuar kohët e fundit nga agjencia e lajmeve Kosovapress.
Në këtë anketë pesëditore kanë marrë pjesë gjithsej 2084 qytetarë, prej të cilëve 616 veta kanë votuar për këngëtaren, Leonora Jakupi.Leonora e kontaktuar nga kjo agjenci ka thënë se ndihet mirë që ka fituar si femra më e bukur. Ajo ka falënderuar të gjithë adhuruesit që kanë votuar për të, duke thënë se pamja e jashtme është dhuratë nga Zoti, por kjo bukuri duhet të plotësohet me gjëra të tjera, në të kundërtën bukuria është e pavlefshme.Më tepër e vlerësoj bukurinë e brendshme se sa atë të jashtme”, citohet të ketë thënë Leonora.Në vendin e dytë si këngëtarja më e bukur kosovare radhitet këngëtarja Genta Ismajli me 254 vota.Me 216 vota pason në vendin e tretë këngëtarja, Zanfina Ismajli, përderisa e katërta renditet këngëtarja Kaltrina Selimi me 213 vota.Pastaj, duke iu referuar kësaj ankete, në vendin e pestë është këngëtarja Nora Istrefi, e cila ka marrë gjithsej 157 vota.Dhe e fundit, është renditur këngëtarja Jehona
Koha Vizion

YouTube Preview Image
66