Genta e Miloti së bashku në market

January 4, 2009   | Lajmet / Vijesti

genta-e-milotiPërkundër thashethemeve për krizën në lidhjen e këngëtares Genta Ismaili dhe të dashurit të saj Milotit, ata shihen së bashku në një market të Prishtinës duke blerë gjërat për festën e Vitit të Ri.
Në intervistat e mëhershme të Gentës shihej vendosmëria për një lumturi edhe në të ardhmen e çiftit.
Ndonëse mediat patën shkruar se lidhja e tyre është në krizë, kjo foto dëshmon se dashuria për këtë çift do të thotë shumë.
Genta nuk ka bërë publike asgjë deri më tash sa i përket thashethemeve për krizën me Milotin.
L.Gashi
Kosovapress

YouTube Preview Image

12