Reshjet e shumta të borës mbritën deri ne plazhet e Ulqinit

January 4, 2009   | Lajmet / Vijesti

bora-ne-ulqinMegjithese nuk ka patur asnje aksident automobilistik, debora ka sjelle probleme me furnizimin e energjise elektrike, për shkak të dëmtimit të shtyllave në komunën e Ulqinit.
Reshjet e shumta të borës që rane mbrëme dhe sot jane sollen emergjence ne rajonin e Ulqinit. Debora ka arritur trashësi rreth 10 centimetra në zonën e Ulqinit dhe 5 centimetra në zonën e plazhit të madhë dhe në ishullin e Bunës.Aktualisht është e përballueshme qarkullimi i mjeteve.
Shtabi i emergjencave në komunën e Ulqinit po punon per mbajtjen e gjendjes nën kontroll sidomos ne rrugen e Ulqin – Tivar dhe Ulqin – Katerkoll. Megjithese nuk ka patur asnje aksident automobilistik, debora ka sjelle probleme me furnizimin e energjise elektrike, për shkak të dëmtimit të shtyllave në komunën e Ulqinit dhe fshatrave rethë Ulqinit.
Shtabi i emergjencave në komunën e Ulqinit thekson se çdo gjë asht në konroll dhe se nuk ka nevojë për panikë.

Lajme nga Ulqini