Viti 2008 – Vit i mirë për Malin e Zi dhe qytetarët e tij

January 8, 2009   | Reportazh / Reportaža

crna-gora-i-evropaMali i Zi diti të pozicionohet dhe të reagojë si një vend i madh, i vendosur dhe i fuqishëm
Këtu dëshiroi të theksoi posaçërisht gëzimin dhe kënaqësinë time për mënyrën me të cilën shqiptarët në Mal të Zi, si dhe përfaqësuesit e tyre politik, reaguan gjatë këtyre ngjarjeve delikate. Shqiptarët reaguan me mençuri, me maturi, duke u kujdesur që ta mbrojnë vendosmërisht interesin e vet, duke mos dëshiruar që me këtë rast që askujt t`ia drejtojnë asnjë fjalë të rëndë. Në kohën e tensioneve të mëdha, kur nga pala tjetër arrijnë breshëri akuzash e shpeshëherë edhe fyerjesh, një reaksion i tillë flet për skallën e lartë të pjekurisë politike të shqiptarëve dhe të liderëve të tyre politik. Bravo ju qoftë!
Duhet thënë menjëherë: për Malin e Zi dhe qytetarët e tij, viti 2008 ka qenë vit i mbarë.
Pikësëpari, ky shtet i ri por i vjetër në vitin e kaluar u forcua dhe ajo që gëzon posaçërisht, është se disa herë tregoi se di të pozicionohet dhe të reagojë si vend i madh, i vendosur dhe i fuqishëm. Në situatat që kanë qenë sprovë e vërtetë për multikulturalitetin dhe tolerancën malazeze, (të cilin krerët e Malit të Zi, në kontaktet me përfaqësuesit e të ashtuquajturës bashkësi ndërkombëtare, me të drejtë e theksojnë si vlerën më të madhe të kësaj shoqërie), shteti veproi fuqishëm, duke identifikuar qartë interesin e vet dhe duke e mbrojtur vendosmërisht atë.
Kjo në radhë të parë ka të bëjë me njohjen e Kosovës nga Mali i Zi, që është e para nga dy ngjarjet më të rëndësishme të këtij viti. Duke njohur Kosovën, Mali i Zi përfundimisht heqi dorë nga politika e ndjekjes së interesit të huaj në dëm të vet. Duke u përcaktuar për këtë hap të guximshëm por të domosdoshëm, Mali i Zi arriti disa qëllime jashtëzakonisht të rëndësishme.
Në radhë të parë, partnerëve në bashkësinë ndërkombëtare u tregoi se është i aftë për t`i marrë dhe për t`i zbatuar edhe vëndimet më të vështira. Një gjë duhet të jetë e qartë: Mali i Zi është partner me të cilin mund të llogaritet.
Pastaj, Mali i Zi tregoi se është i aftë për t`iu kundërvënë tentativave të destabilizimit. Këto tentativa nuk janë asgjë e re: ato pothuajse në intervale të rregullta kohore vijnë nga Beogradi. Opozita ka paralajmëruar një kohë të gjatë dhe më në fund tentoi ta destabilizojë Malin e Zi. Thelb i kësaj përpjekjeje ka qenë ideja që njohja e pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi të shfrytëzohej si shkas për trazira që do të shkaktonin anulimin e vendimit të cilin qytetarët e kishin marrë në procedurë demokratike në referendum. Duke u rebeluar për shkak të njohjes së pavarësisë së Kosovës, opozita në realitet tentoi të anulojë pavarësinë malazeze.
Këtu dëshiroj të theksoj posaçërisht gëzimin dhe kënaqësinë time për mënyrën me të cilën shqiptarët në Mal të Zi, si dhe përfaqësuesit e tyre politikë, reaguan gjatë këtyre ngjarjeve delikate. Shqiptarët reaguan me mençuri, me maturi, duke u kujdesur që ta mbrojnë vendosmërisht interesin e vet, duke mos dëshiruar me këtë rast që askujt t`ia drejtojnë asnjë fjalë të rëndë. Në kohën e tensioneve të mëdha, kur nga pala tjetër arrijnë breshëri akuzash e shpeshëherë edhe fyerjesh, një reaksion i tillë flet për shkallën e lartë të pjekurisë politike të shqiptarëve dhe të liderëve të tyre politikë. Bravo ju qoftë!
Çështja tjetër më e rëndësishme që në Mal të Zi ndodhi në këtë vit, gjithësesi është angazhimi i Malit të Zi për t`u bërë pjesë e Bashkimit Europian dhe Paktit të NATO-s, angazhim që rezultoi me aplikimin të cilin kryeministri Gjukanoviq ia dorëzoi presidentit francez Nikollas Sarkozi. Me fitimin e pavarësisë ka përfunduar vetëm një pjesë e punës. Ne të cilët kemi ëndërruar pavarësinë malazeze, nuk kemi dëshiruar çfarëdo Mali të Zi, por pikërisht – Malin e Zi europian. Dhe kjo ditë po afrohet, që këtë vit e bën posaçërisht të gëzuar.
Ajo që duhet pasur parasysh për vitin e ardhshëm është që bashkë me anëtarësimin në BE shkon edhe anëtarësimi në NATO. Këtu nuk duhet pasur iluzione. Të gjitha rezervat që mund t`i ndieni për shkak të natyrës së këtij pakti (i cili, të mos harrojmë, nuk është vetëm ushtarak, por edhe politik), duhet eliminuar për një arsye të thjeshtë: për shkak të dobisë që fitojmë të gjithë së bashku nga vetë fakti se bëhemi anëtar i këtij pakti. Të jesh aleat i Amerikës dhe i BE-së nuk do të thotë vetëm levërdi, por edhe disa detyrime. Nuk mundet vetëm të merret – diçka duhet edhe të jepet.
Andrej Nikollaidis
Koha Javore

YouTube Preview Image