OKB-ja thirrje Izraelit për armëpushim në Rripin e Gazës

January 9, 2009   | Bota

keshilli-i-sigurimit-te-kombeve-te-bashkuaraKëshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë, e cila bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të zjarrit mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës abstenuan në votimin e saj, por 14 vendet e tjera të Këshillit miratuan rezolutën me fuqi ligjore. Rezoluta kërkohen arritjen e një armëpushimi të plotë dhe të qëndrueshëm, i cili të pasohet nga një tërheqje e plotë e forcave izraelite nga Gaza. Rezoluta gjithashtu merr në shqyrtim sigurinë e Izraelit, duke i bëri thirrje Hamasit të ndalë sulmet me raketa. Ajo kërkon shpërndarjen pa pengesa të ndihmave humanitare në Gazë.
Njëkohësisht, dokumenti u bën thirrje vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara të ndihmojnë për të garantuar një armpushim të qëndrueshëm, përfshirë marrjen e masave kundër kontrabandës së armëve nga Hamasi, në mënyrë që të rihapen pikat kufitare të Gazës. Megjithatë, pavarësisht masave të OKB-së, ndalimi i dhunës është në dorë të Hamasit dhe Izraelit.
Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara shprehen se 750 persona kanë gjetur vdekjen në territorin palestinez, një e treta e të cilëve janë fëmijë, kjo që nga fillimi i ofensivës izraelite kundër Hamasit. Një ditë më parë, agjencia e OKB-së për ndihmat në Gazë bëri të ditur se i ndërpreu operacionet për shkak të rrezikut që i kanoset nga ushtria izraelite.
Blerina Kosta
ALSAT

http://shqiphost3.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/ks-pergaza.flv

Top Channel