Apel për Ndihmë. Meshihati i Bashkësisë Islame në Mal të Zi
Apel për ndihmë Palestinës
Meshihati i Bashkësisë Islame në Mal të Zi me këtë rast u drejtohet për ndihmë të gjihtë këshilave dhe nëpërmjet tyre të gjithë xhematllinjëve, si shkak i situatës së re të krijuar në Gaza dhe pozitës së vështirë të popullit palestinez në ato hapësira.
Meshihati i Bashkësisë Islame dëshiron që edhe Bashkësija dhe pjestarët e saj në Mal të Zi të solidarizohen me popullin e vuajtur të Palestinës dhe t’i ftojë të gjithë ata që i ndjejnë vuajtjet e vëlllazërve tanë, të tubojnë mjete finansiare nëpër këshilla.
Autorizohen Imamët që të premten, në namazin e xhumasë, më 09.01.2009 t’i njoftojnë xhematlinjtë që ky aksion solidaritetit do të organizohet të premten, më 16.01.2009 në të gjitha xhamitë në Mal të Zi.
Ju falënderojmë për bashkëpunim dhe ju përcjellim selamet tona.
Mjetet e tubuara mund të paguhen përsonalisht në Meshihat ose në Llogarinë rrjellëse të:
Meshihatit nr. 550-3615-02
Reis,
Rifat Fejziq







