Çfarë mund të presë Ulqini nga stina e ardhshme turistike

January 10, 2009   | Turizmi / Turizam

kopakabana_ulqin_ulqiniMirë nuk do të jetë, por…

Funksionarët e Qeverisë së Malit të Zi si duket kanë vendosur ta nxjerrin kokën nga rëra dhe të përballen me pasojat e krizës së madhe ekonomike botërore. Natyrisht, turizmi është sektori më i ndjeshëm ndaj krizës, sidomos grupet me aftësi të kufizuar të pagesës, të cilat brenda 20 viteve të fundit kryesisht e vizitojnë Rivierën e Ulqinit.
Edhe në Ministrinë Malazeze të Turizmit më në fund e kanë kuptuar: stina e ardhshme do të jetë më e dobët se ajo e këtij viti. Ministri tashmë ua ka bërë të ditur punëtorëve turistikë, hotelierëve dhe qiradhënësve që të mos shpresojnë shumë dhe t`i ulin çmimet. Drejtorët e hoteleve të mëdha thonë se do të ishin të kënaqur në qoftë se fitimi do të jetë për 15% më i vogël nga ai i vitit të kaluar.
Funksionarët e Qeverisë së Malit të Zi si duket kanë vendosur ta nxjerrin kokën nga rëra dhe të përballen me pasojat e krizës së madhe ekonomike botërore. Natyrisht, turizmi është sektori më i ndjeshëm ndaj krizës, sidomos grupet me aftësi të kufizuar të pagesës, të cilat brenda 20 viteve të fundit kryesisht e vizitojnë Rivierën e Ulqinit.
Në të njëjtën kohë, pronarët e ullishtave dhe fabrikave të vajit shpresuan të kenë një vjelje më të mirë, njësoj sikurse kriporet. Me probleme të shumta u përballën gjatë tërë këtyre muajve edhe bujqit, peshkatarët vite me radhë ankohen për gjuajtje të dobët, ku të gjitha së bashku flasin për faktin që në këtë qytet, sikurse në mbarë planetin, ka gjithnjë e më pak bereqet, begati dhe mirëqenie.
Madje edhe ajo që fitohet, konsumohet mjaft shpejt. Shpenzohet në çdo gjë dhe në gjithçka, e më së shumti shpenzohet koha. Ajo tani, përkrah dijes është resursi më i rëndësishëm. Mirëpo, më duket se megjithatë në këtë shoqëri konsumi më së shumti konsumohen njerëzit. Këtu mendoj për nderin, dinjitetin, integritetin, solidaritetin, mirëkuptimin, besimin, për gjithë atë që esencialisht na bën njerëz, pjesëtarë të species më të zgjedhur në Tokë.
E kjo është ajo që na nevojitet më së shumti: prandaj kjo krizë nuk është aq e keqe. Madje është frytdhënëse. Ajo duhet të na nxisë që të zbulojmë atë më të mirën në vetëvete dhe në njerëzit rreth nesh për të kuptuar më në fund se pasuria më e madhe është pasuria e shpirtit. Pasi ta kuptoni këtë, çdo gjë do të jetë më e lehtë, më e thjeshtë, më e bukur.
Edhe stinët do të jenë më të mira, ullishtat do të japin më shumë rendiment, do të gjuhen më shumë peshq, çdo gjë do të ketë më shumë bereqet, begati dhe mirëqenie, qyteti do të mbushet me energji pozitive. Ai edhe lindi si shtëpi e mrekullueshme: vend ku ruhen dhe zbulohen mundësitë hyjnore. E bukura, diversiteti dhe ruajtja e natyrës, janë përgjigjet më të shpeshta të turistëve kur në anketa i përgjigjen pyetjes përse vinë në qytetin tonë.
Sepse, siç pat filluar dhe siç qe paralajmëruar, ky qytet duhej të bëhej Dubai, Nica, Kana, Monako, Monte Karlo, pra, cilido por vetëm jo Ulqin. Portali britanik Izier shkroi para do kohe se Qeveria malazeze hapi “tenderin ndërkombëtar për ofertën për zhvillimin e bashkësisë së qëndrueshme për më shumë se 60 mijë banorë në bregdetin e Ulqinit me gjatësi prej 13 km”.
Kjo është tri herë më shumë banorë seç ka tani ky qytet!? Nga do të vinë këta njerëz, çfarë do të thotë kjo për këtë qytet, ku do të lahen turistët që banojnë në këtë qytet apo në Shtoj, sa do të vlejë atëherë shtëpia në gjirin e Plazhit të Madh, në interes të kujt është e gjithë kjo, sikur askush të mos e ketë menduar këtë. Janë të rëndësishme vetëm miliardat e premtuara të tajkunëve të çfarëdo lloji. Dhe kjo është e logjikshme. Këtij vendi, sistemit i cili është krijuar këtu i duhen medoemos investime të reja, kapital i madh, në mënyrë që i tërë ky sistem të mos rrënohej si kulla prej kartonit. Së këndejmi, këtyre investitorëve, të cilët kryesisht janë firmat ndërtimore, vite me radhë u vihen në dispozicion gjërat më të vlefshme që i ka ky vend: hapësirën e mrekullueshme.
Por, kjo krizë ekonomike në Malin e Zi dhe kriza financiare globale tashmë kanë ndikuar në ata që paralajmëruan investime prej disa miliarda eurosh që të frenojnë paksa.
Sido që të jetë, na u dha edhe një shans i pamerituar që të tentojmë që në interesin e banorëve të këtij qyteti t`i shfrytëzojmë bukuritë tona natyrore. Por, më parë, në parlamentin komunal dhe në tubimet profesionale më në fund duhet të hapet diskutim i gjerë lidhur me faktin se çfarë zhvillimi na nevojitet, ndonëse gjërat kanë ecur mjaft përpara kur është fjala për Valdanosin dhe Plazhin e Madh.
Dhe po e përsëris: askush këtu nuk është kundër ndërtimit dhe investimit, por na duhet një zhvillim i qëndrueshëm i cili do të sigurojë prosperitet dhe vende pune krahas ruajtjes së specifikave ekonomike, sociale, kulturore, ekologjike dhe demografike të këtij qyteti, për ne më të dashurin në planetin Tokë! Ndoshta në këtë drejtim mund të na ndihmojë “Master-plani i inovuar i zhvillimit të turizmit malazias”, në të cilin Komuna e Ulqinit zë vend qendror, të cilin e hartuan ekspertët gjermanë. Aq më tepër, nëse kjo krizë shfrytëzohet për stërvitjen më se të nevojshme të kuadrove dhe për ngritjen e ofertës së gjithëmbarshme, në rast të tillë kriza do të ketë efekte pozitive për qytetin tonë!
Mustafa Canka
Koha Javore

YouTube Preview Image
1