Frederic Kanoute: Gjobitet për Palestinën

January 10, 2009   | Sporti / Sport

frederic-kanouteKomiteti Disiplinor i Federatës së Futbollit të Spanjës ka gjobitur me 3000 euro sulmuesin e Sevillës, Frederic Kanoute për shfaqjen e një fanelle në përkrahje të Palestinës. Kanoute e shfaqi fanellën me mbishkrimin Palestina, pasi shënoi golin e dytë për Sevillan në fitoren 2-1 ndaj Deportivo La Coruna në Kupën e Spanjës, të mërkurën.
Komiteti ka vendosur për gjobë në bazë të artikullit 137 në rregullore që parandalon shfaqjen e mesazheve politike ose religjioze nga futbollistët gjatë ndeshjeve.
Gazeta Express

YouTube Preview Image