Gaza pas 15 ditë luftimesh, situata ngelet ende e tensionuar

January 11, 2009   | Bota

gaza_palestinaVazhdojne sulmet në Gaza. Pas 15 ditë luftimesh, një tjetër përplasje e ashpër ka ndodhur mes militantëve të grupit Hamas dhe ushtrisë izraelite. Deri tani  që prej fillimit të ofensivës në muajin dhjetor  janë shënuar rreth 846 palestinez të vrarë dhe 13 izraelit, 3 civil dhe 10 ushtar. Izraeli është shprehur se ka vënë në përdorim vetëm armatim të lejuar nga ligji ndërkombëtar dhe ka akuzuar Hamasin se është duke përdorur civilet si mburojë.

Sulmet në Gaza vazhdojnë edhe pas ndërhyrjeve të ndërkombëtarëve për ulje të tensioneve dhe armëpushim. Ndërkohë që Izraeli kërkon një ndërprerje totale të sulmeve të grupit Hamas si edhe garanci rajonale dhe ndërkombëtare për ndalimin e kontrabandës në kufi me Gazën. Hamasi në anën tjetër kërkon heqjen e bllokadës në Gaza si edhe tërheqjen e trupave izraelite nga territori. Agjensi të ndryshme humanitare janë duke u ardhur në ndihmë banorëve për shkak të një shqetësimi të thellë për kushtet e përkeqësuara jetësore.

Blerta Zyka

ALSAT

http://shqiphost.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/gaza-bomba.flv

Top Channel

More pictures:

http://www.boston.com/