Video – Naim Malaj dorëzon kredencialet në Ministrinë e Jashtme zvicerane
I ngarkuari me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë, Naim Malaj sot u prit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Zvicrës, me ç’rast zyrtarisht dorëzoi letrën kredenciale.
Në pritjen solemne që u organizua me këtë rast, përpos zyrtarëve të lartë pranë Ministrisë së Jashtme, diplomati Malaj u prit edhe nga ministrja e Jashtme, Mischelin Calmy-Rey, me të cilën në mënyrë të përzemërt u diskutua rreth marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë në mes dy vendeve.
Një urë lidhëse në mes Zvicrës dhe Kosovës padyshim se do të mbetet mërgata shqiptare në Zvicër, e cila në vazhdimësi ka luajtur rol pozitiv në të gjitha zhvillimet politike dhe ekonomike të Kosovës.
Calmy Rey përsëriti qëndrimin tashmë të njohur të shtetit zviceran se sikurse deri tani edhe në të ardhmen do të jetë përkrah zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe në konsolidimin e institucioneve shtetërore.
Nga ana e tij, ambasadori i Republikës së Kosovës, Malaj kërkoi që Zvicra të ndihmojë Kosovën në përfshirjen e saj në të gjitha institucionet ndërkombëtare.
RTK
[flv]http://str01.infomaniak.ch/lemanbleu/naxoo/2008/9/1/107-gvechaud_01-09-2008.flv[/flv]





