Kurorëzohet Ronaldo

January 13, 2009   | Sporti / Sport

cristiano-ronaldoCristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë për vitin 2008. Ylli i Manchester United ka fituar çmimin e dhënë nga FIFA, duke mposhtur konkurrencën nga Lionel Messi, Fernando Torres, Xavi Hernandez dhe Leite Kaka. Ndërsa në konkurrencën e femrave, braziliania Marta fitoi për herë të tretë me radhë.
Cristiano Ronaldo është zgjedhur futbollisti më i mirë në botë për vitin 2008 nga Federata Botërore e Futbollit (FIFA), në gala mbrëmjen e së hënës në Zurich. Forma e shkëlqyeshme e 23 vjeçarit gjatë sezonit të kaluar i ndihmoi Manchester United të fitojë Premierligën dhe Ligën e Kampionëve, derisa ai realizoi 42 gola gjatë garave dhe u zgjodh më i miri nga trajnerët e ekipeve kombëtare dhe kapitenët e tyre.

“Për mua është një ditë e veçantë në jetën time. I falënderohem familjes sime, por edhe bashkëlojtarëve që më kanë ndihmuar ta fitoj këtë çmim. Jam shumë i lumtur”, tha Ronaldo pasi mori çmimin e fituesit nga legjenda e futbollit, Pele. Ronaldo ishte fitues edhe i Topit të Artë 2008, që dhurohet nga magazina prestigjioze franceze France Football për futbollistin më të mirë të vitit në Evropë. Ronaldo, i cili vitin e kaluar me Manchester United fitoi edhe Kampionatin botëror të klubeve, mposhti konkurrencën nga të nominuarit e tjerë; Xavi Hernandez, Fernando Torres, Lionel Messi dhe Leita Kaka. Xavi dhe Torres ishin dy prej futbollistëve kryesorë të Spanjës gjatë triumfit në Euro 2008, ndërsa Messi i ndihmoi Argjentinës për të fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Pekin.
Kaka ishte fitues i vitit të kaluar dhe pati rastin të përsëritë suksesin e bashkëkombësve të tij brazilianë Ronaldo dhe Ronaldinho, duke fituar çmimin e futbollistit më të mirë në botë dy herë me radhë. Mirëpo, fitues i merituar ishte Ronaldo, i cili u bë futbollisti i parë nga Premierliga që fitoi çmimin i cili deri këtë vit ishte fituar vetëm nga futbollistët e klubeve italiane ose spanjolle. Pavarësisht arritjeve të vitit të kaluar, Ronaldo është kritikuar për formën e tij këtë sezon, edhe pse luajti rol të rëndësishëm në fitoren e ekipit të tij 3-0 ndaj rivalit të Premierligës, Chelsea të dielën. Arsyetimi për startin e ngadalshëm të sezonit 2008-09 përfshin operacionin, të cilit iu nënshtrua verës që erdhi në kohën kur spekulohej për transferimin e tij në Real Madrid. Ndërsa në konkurrencën e femrave, braziliania Mata ishte fituese për herën e tretë të njëpasnjëshme. Ajo fitoi para gjermanes Birgit Prinz dhe bashkëkombëses Cristiane.
Gazeta Express

http://shqiphost.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/ronaldoja.flv

3